Situata alarmante në Patos, 8 mësues dhe drejtoresha rezultojnë pozitiv me COVID-19
Situata e COVID-19 në qytetin e Patosit duket alarmante.
Vetëm sot kanë rezultuar
pozitiv 8 mësues dhe drejtoresha e shkollës në shkollën 9 vjecare "Meleq Gosnishti" në Patos.
Ky fakt ka detyruar zyrën e arsimit të marr masa për vazhdimin e mësimit on line për rreth 180
nxënës të ciklit të dytë, nga klasa e 6 deri në të 9.
Pothuajse cdo ditë, mesues e
nxënës rezultojnë
pozitiv me Covid në Fier, duke e renditur qarkun e dytë në rang vendi për nga numri i të prekurve. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2021,
ora 17:21