Ancelotti: Nuk do të transferojmë asnjë lojtar tjetër, jemi të kompletuar

Carlo Ancelotti dha një konferencë për shtyp në Amerikë nga turneu që Real Madrid do të marrë pjesë.

Ndër të tjera, trajneri italian, i cili shoqërohej nga Courtois, la të kuptohet se do të përdorë Eden Hazard si 9-të false këtë sezon dhe se klubi nuk ka ndërmend të realizojë transferime të tjera.

“Ne kemi shumë opsione për atë pozicion. Benzema është numri 1, por ne duhet të kuptojmë se do të jetë një sezon i çuditshëm, ndryshe, me Kupën e Botës në mes dhe ne duhet të shohim opsione të ndryshme.

Ideja ime është të përpiqemi të shohim Hazard në atë pozicion. Duke patur parasysh cilësitë e tij , do të ishte mirë që ne ta testonim atë në atë pozicion.

Merkato? Nuk mund të flas për këtë, por tashmë po them se gjithçka ka mbaruar. Ne nuk do të firmosim me askënd tjetër. Jemi mirë kështu!”

Gjithashtu Ancelotti foli dhe për Tchouameni dhe Rudiger, dy prurjet më të reja të spanjollëve.

“Nënshkrimet sjellin cilësi të madhe në skuadër. Ata janë ndër më të mirët që mund të gjesh në merkato. Rudiger është një qendërmbrojtës i shkëlqyer dhe Tchouameni është i njëjti, ai është shumë i ri dhe ka shumë projeksione. Ai është tashmë një lojtar i cili merr pjesë në kombëtaren e francës, ne përfitojmë nga ky turne që ata të përshtaten me skuadrën që kemi”, ishin fjalët e Ancelottit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.07.2022 08:35