Sistemi shëndetësor, FRD akuza qeverisë
Fryma e Re Demokratike akuzoi sot qeverinë se mbrojtja e shëndetit nuk ka qenë asnjëherë në vëmendjen e saj. "Shëndetësia shqiptare është larg plotësimit të kërkesave të vendit dhe akoma më larg kushteve për integrim rajonal dhe evropian", u shpreh Aleksandër Sallabanda, drejtor i Departamentit të Shëndetësisë në FRD.

"Në prag të përfundimit të mandatit të dytë të qeverisjes së koalicionit PD, vihet re një përkeqësim i shëndetit të popullsisë dhe një performancë e pamjaftueshme e të gjithë sistemit shëndetësor", tha Sallabanda, duke e argumentuar këtë me rritjen e numrit të përgjithshëm të sëmundjeve.

Sallabanda u ndal tek niveli i korrupsionit dhe i konfliktit të interesit në të gjithë sistemin, që, sipas tij, mungesa e vullnetit për luftë pa kompromis ka bërë të konsiderohet si një aktivitet "normal" dhe i pranuar. "Kodi i etikes dhe morali profesional janë në një krizë të vërtetë dhe me të pafuqishëm se kurrë. Ndërsa ka rritje të theksuar të pabarazisë se kujdesit shëndetësor", u shpreh ai. /albeu.com/

Shtuar më 10/02/2013, ora 14:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori