Sistemi energjetik pranë kolapsit
Sistemi energjetik i Shqipërisë është pranë kolapsit. Kështu është shprehur në një deklaratë për mediat lideri i opozitës Edi Rama. Ai akuzoi qeverinë se nuk po merr masa për kapërcimin e situatës që erdhi pas privatizimit të dështuar të OSSH-së.

“Ata që qeverisin Shqipërinë janë aq të trashë sa nuk bëhet dhe aq lehtësisht të lexueshëm në aktet e tyre të rrënimit. Të imagjinosh se kolapsin mund ta shmangësh me policinë e Flamur Nokës është në fakt t’i hapësh këtij populli një gropë pak më tutje duke e vënë në gjumë”, shtoi ai.

Lideri i opozitës tha se kjo qeveri është e paaftë për të integruar vendin në BE dhe në vend të ta përfshijnë vendin në proces po e përjashton me qëllim.

“Projekti është zhytja e vendi dhe e familjeve të zakonshme në borxh për të mbajtur mbi sipërfaqe barkën e qeverisë. BE nuk mund ta integrim më tej Shqipërinë me këtë nivel të moszbatimit të ligjit. Miratimi i këtyre tre ligjeve është si çështja e imunitetit. E fundit gjë që ka mbetur është largimi i Berishës. Kjo qeveri nuk do as ligj, as institucione të pavarur, as integrim”, theksoi Rama. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2012, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori