Sipas opozites, vizita e Koshtunices eshte deshtim i qeverise
Albeu.com
Opozita kosovare ka reaguar ashpër ndaj qeverisë që nuk mori masa për të parandaluar vizitën e ish-kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica, i cili bëri fushatë për partinë e tij në veri të Kosovës.
Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka deklaruar se tolerimi i vizitave të tilla nga qeveria po i sjellin dëme të shumta Kosovës. “Do të duhej që edhe kryeministri i Kosovës, ose ndonjë zyrtar tjetër të vizitojnë atë pjesë të vendit, përderisa thuhet se është vend i hapur për të gjithë”, ka pohuar Haradinaj.

Lidhja Demokratike e Dradanisë konsideron se hyrja e udhëheqësve serbë në Kosovë, destabilizon vendin. Kështu u tha sot në takimin e rregullt t Kryesisë së kësaj partie, ku u diskutua lidhur me operacionalizimin e detyrave të sektorëve në kuadër të partisë.
LDD në kuadër të aktualitetit politik në vend, shprehu qartë qëndrimin e saj, se nuk mbështet në asnjë mënyrë tjetërsimin e aseteve të Republikës së Kosovës në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me kushtetutën e vendit. Po ashtu ajo shprehu shqetësimin e saj për ardhjen e udhëheqësve të Serbisë në Republikën e Kosovës, vizita të cilat kanë qëllime politike për të destabilizuar situatën në vend. LDD kërkoi nga institucionet e vendit që të respektohen ligjshet dhe kushtetuta në të gjitha proceset.

Ndërsa AKR i ka kërkuar qeverisë Thaçi që të përdorë gjithë mekanizmat institucionale për të parandaluar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në veri dhe të mos mjaftohet vetëm duke i shpallur ato të pavlefshme.
Shtuar më 24/05/2010, ora 18:15
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori