Sipas një sondazhi të fundit, PD mund të fitojë 35 për qind të votave, kurse PS 34 për qind
Albeu.com
Lëvizja rinore "Mjaft" dhe "Gallup Interneshënell" me një sondazh ku janë përfshirë 1400 anketues kanë bërë të ditur se Partia Demokratike në opozitë në Shqipëri mund të fitojë 35 për qind të votave në zgjedhjet e përgjithshme të 3 korrikut, kurse Partia Socialiste në pushtet 34 për qind.Rezultati i këtij sondazhi thotë se Lëvizja Socialiste për Integrim ka mundësi të fitojë 10 për qind të votave, ndërkaq Lëvizja për Zhvillim Kombëtar - Leka Zogu i Parë dhe Partia Republikane nga tre për qind. QIK
Shtuar më 27/06/2005, ora 18:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori