Sipas Cervenkovskit arritja e standarteve ne Kosove nuk eshte ne nivelin e duhur
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti i Maqedonise Branko Cervenkovski ka deklaruar se shkalla e arritjes se standardeve ne Kosove eshte larg asaj sa duhet te jete, duke paralajmeruar se moszbatimi i tyre para hapjes se bisedimeve mbi statusin e ben zgjidhjen me te larget dhe me te veshtire."Ekziston nevoja e prezences aktive civile e ushtarake nderkombetare ne Kosove per nje periudhe me te gjate kohore", eshte shprehur Cervenkovski ne intervisten per mujoren "CorD" qe del ne gjuhen angleze, ne Beograd. Presidenti maqedon ka thene se ne Shkup "ne vazhdimesi po potencohet se me e rendesishme nga vete statusi eshte qe ne Kosove te sundojne paqja dhe rendi juridik, qe institucionet te jene stabile qe te mund te garantohet siguria e brendshme". "Edhe me e rendesishme eshte qe ceshtjet e pazgjidhura te brendshme te mos kalojne ne shtet fqinje. Kjo, fatmiresisht nuk ka ndodhur, por duhet te jemi shume te kujdesshem. Per kete shkak, pas masave te UNMIK-ut per futjen e regjimit te ashpersuar kufitar ndaj Maqedonise, te cilin ata e sqarojne me nevojen e kontrollit me te madh dhe luften kunder kriminalitetit, une personalisht kam kerkuar nga qeveria e Maqedonise qe shteti yne te zhvillojne nje politik aktive dhe ne baze te masave reciproke edhe ne te fusim viza dhe kontrollin me te fuqishem te kufirit tone" ka nenvizuar Cervenkovski. bw
Shtuar më 31/05/2005, ora 01:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori