Sinoptikania flet për motin në Shqipëri: 90% e territorit do përfshihet nga reshje dëbore!
Sinoptikania Adiola Bani ka folur për reshjet e dendura të shiut që prej ditësh kanë prekur vendin tonë duke thënë se nga e
mërkura do të fillojnë në
formën e
dëborës.
Në një intervistë për emisionin “Me Xhaxhiun”, u shpreh se në fundjavë, rreth 90% e Shqipërisë do të përfshihet nga
reshje dëbore, ndërsa do të ketë temperatura deri në -10 gradë celsius nga e
mërkura.
“Nga dita e mërkurë deri në fund të kësaj jave,
presim rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit që është normale. Temperaturat e ulëta sjellin dobësim të reshjeve, por edhe ato që të bien do të jenë në
formën e reshjeve të
dëborës.
Në fundjavë
presim të kemi lagështi të madhe në ajër, kështu që ato
reshje që do të bien do të jenë në
formën e
dëborës në 90% të territorit duke qenë se kemi rënie të ndjeshme të temperaturave. Do të ketë edhe temperatura nën 10 gradë celsius nga e
mërkura dhe na pret një periudhë e acartë.
Këtë javë, përjashtim do të bëjë dita e mërkurë që do të sjellë
reshje në intensitet deri në mesatar. Të enjten
presim shumë pak
reshje, por në fundjavë i
presim më të pakta.
Ndërsa me një parashikim një javor themi që reshjet do të jenë në
formën e
dëborës. Nga e premtja do të kemi mot të acartë,
presim një tërheqje javën e kaluar, por jo të plotë”, tha Bani. (A.M/Faxweb.al)
Shtuar më 11/01/2021,
ora 22:56