Sindikalistet e PTK-se ne protesta
Albeu.com
Nën thirrjen SOS, më shumë se 100 sindikalistë të PTK-së, kanë protestuar përpara kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar privatizimin gjigandit telefonik kosovar.
Në mbështetje të sindikalistëve të postë telekomit të kosovës kanë dalë edhe sindikalistët e koorporatës së elektroenergjitikës kosovare, të cilët në një mënyrë tentojnë ti paraprijnë një procesi privatizimi që pritet ti pasojë pas telekomit të kosovës. Kreu I sindikatës së Postës dhe telekomit të Kosovës, tha se fitimet që sjell kjo kompani duhet të shtyjnë deputetët të mendojnë se PTK nuk duhet shitur. Sipas Milazim Alshiqit, vendimi për privatizim do të thotë skamje e madhe për familjet Kosovare që ushqehen nga puna në PTK. Në mbështetje të sindikalistëve Kosovarë, ishte edhe Haxhi Çovani nga sindikata e Postë Telekomit Shqiptar, I cili në fjalën e tij tha se Shqipëria e privatizoi për 120 milionë euro telekomin, dhe e vetmja gjë që fitoi ishte lënia e papunë e qindra personave dhe varfërimi I madh I njerëzve që dikur kishin punuar aty.
Protestën e mbajtur pranë kuvendit të Kosovës e ka mbështetur edhe deputeti Emrush Xhemajli I cili potencoi se vota e tij në kuvend do të jetë kundër privatizimit të PTK-së. “Unë jam me ju, dhe unë ju premtoj se do të votoj kundër këtij vendimi absurd” – u shpreh Xhemajli. Kuvendi I Kosovës vendos sot për privatizimin e PTK-së, një asset që ka sjellë çdo vit më shumë se 200 milionë euro të hyra në buxhetin e Kosovës.
Shtuar më 26/07/2010, ora 15:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori