Arsenali në pikë kritike, mund të humbasë dy sulmuesit kryesorë

Ekipi i Arsenalit po kalon formë të dobët në startin e sezonit të ri në Premier Ligë, pas tri ndeshjeve Gunners kanë 0 pikë dhe asnjë gol të shënuar.

Sikur kjo s’i mjaftonte teknikut spanjoll Mikel Arteta, tashmë ai duhet të brengoset edhe për largimin e dy sulmuesve Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette.

Lacazette është në vitin e fundit të kontratës së tij, ndërsa Aubameyang ishte i lidhur me një largim të mundshëm gjatë verës, por megjithatë nuk ndodhi.

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Nigel Winterburn, ka thënë se forma e Arsenalit mund të bëjë që dy sulmuesit të largohet nga Emirates.


Shtuar 5.09.2021 08:24