Simiq: Gordon i jep fund idese per ndarjen e Kosoves
Albeu.com
Deklarata e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit Philip Gordon se SHBA-të kundërshtojnë ndarjen e Kosovës "në një periudhë të gjatë ka vënë pikën në këtë ide", thotë profesori i Universitetit të Beogradit, Predrag Simiq.Sipas fjalëve të tij, se a është ndarja reale apo jo do të varet edhe nga politika e Serbisë dhe aftësia e saj që atë pak sovranitet të vogël, të cilin në Kosovë nuk e ka, të paktën të arrijë ta ruajë legjitimitetin e saj. Sipas Simiqit, kjo do të varet më së shumti nga GJND për legalitetin e vendimit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. "Siç e shohim edhe pa GJND-në, sa do që është ngadalësuar, procesi i njohjes po vazhdon dhe pyes se a ka ndonjë mikro-shtet, siç është Xhibuti, i cili do t'i bashkohet listët së vendeve që e kanë njohur Kosovën", tha Simiq. Siç vlerëson Simiq, interesi që Kosova të jetë shtet sovran ka një mbështetje të fortë në komunitetin ndërkombëtar. Ndërkaq për GJND tha se vendimin e saj për Kosovën mund ta marrë deri në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të KB, në shtator.
Shtuar më 13/05/2010, ora 12:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori