Silvia Hill: Shqipëria ka bërë progres
Albeu.com
Zëvendëspresidentja e Dhomës së Komunave në Mbretërinë e Bashkuar, Silvia Hill ndodhet në Shqipëri me ftesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, në vizitën e saj të parë në Tiranë."Shqipëria ka bërë transformime të mëdha në një kohë shumë të shkurtër dhe kjo motivon edhe mbështetjen e vendeve të tjera për reformat që ju keni bërë", u shpreh të martën Zëvendëspresidentja e Dhomës së Komunave në Mbretërinë e Bashkuar, Silvia Hill gjatë një takimi me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.
Zëvendëspresidentja Hill ndodhet në Shqipëri me ftesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, në vizitën e saj të parë në Tiranë.

Kryetarja e Kuvendit shqiptar e vlerësoi vizitën e Hill si të një "rëndësie të veçantë në marrëdhëniet dypalëshe, e cila do t’i japë një shtysë më të madhe bashkëpunimit, jo vetëm politik, por edhe në fusha të tjera".

Topalli ka folur për mirënjohjen që ka Shqipëria për Mbretërinë e Bashkuar, për gjithë mbështetjen që ka dhënë në proceset e integrimit, veçanërisht për rolin kyç në marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO.

"Pas kësaj ftese, që për shqiptarët ishte një nga ngjarjet më të mëdha e të rëndësishme, besojmë se do të arrijmë të përmbyllim fazën e ratifikimit të protokollit të NATO-s, në mënyrë që të bëhemi anëtarë me të drejta të plota në Samitin e ardhshëm”, është shprehur Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë. (news24)
Shtuar më 17/09/2008, ora 15:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori