Barella: Objektivi është Seria A, duam yllin e dytë

Mesfushori i Inter-it, Nicolo Barella, i ka idet e qarta se për Interin e tij.

“Ne duam të mbrojmë titullin e vitit të kaluar, duam yllin e dytë. Ky është një kampionat i gjatë dhe i luftuar nga disa skuadra. Janë disa ekipe që janë në formë si Milan, Napoli dhe Atalanta, por ne i kemi idet e qarta dhe nuk do të lejojmë kollaj të na kalojnë e të na marrin titullin prej duarsh.

Ne jemi Inter dhe ne duhet të fitojmë, ky është objektivi i klubit. Viti i kaluar ishte shumë i bukur, intesiv dhe i vështirë, por gjithçka filloi pas humbjes së finales në Europa League. Humbëm atë finale dhe u kthyem më të fortë se kurrë duke punuar si një ekip i vetëm edhe duke punuar fortë, gjë për të cilën na solli fitoren e kampionatit.

Gjithashtu Barella foli edhe për kombëtaren e tij italiane: “ Të shkosh në Kupën e Botës Katar 2022 është një emocion i madh, por kemi dy pengesa për të kapërcyer. Ne do të bëjmë maksimumin tonë për të kënaqur një komb të tërë”./h.ll/albeu.com


Shtuar 15.12.2021 08:07