Vaksina kundër Covid - 19 do t'i duhet edhe personave që e kanë kaluar virusin.
Përgjegjësja e departamentit të epidemologjisë dhe sëmundjeve infektive në ISHP,
Silva Bino tha në emisonin Përballë se vaksinimi duhet bërë për të gjithë popullatën, por prioritet janë grupet e
riskut.
"Të gjithë personat kanë nevojë për vaksinë. Natyrisht, por do të ishte mirë të vaksinoheshin fillimisht ata persona që nuk e kanë kaluar Covidin dhe që janë në grupet e
riskut.
Duhet bërë një prioritizim grupeve dhe midis tyre dhe grupeve të
riskut.
Vaksinimi do të kryhet shkallë shkallë, kështu do të kryhet në të gjitha vendet e botës." theksoi
Bino në Përballë.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 22:36