Siguronte prostitutat për klientet, kapet "mat" 60-vjeçarja Rolanda
Pëlqej
Një 60-vjeçare është arrestuar nga policia pasi akuzohet se siguronte kliente për ushtrim prostitucioni duke vënë në dispozicion lokalin e vet.

E arrestuara është shtetasja Rolanda Qose, 60 vjeçe, banuese në Tiranë, me akuzen e “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Gjithashtu mësohet se po procedohet në gjëndje të lirë një 46 vjeçare dhe një 40 vjeçar për prostitucion.

“Arrestimi i 60-vjecares u krye pasi, në Vaqarr, në lokalin e saj i siguronte klient për ushtrim prostitucioni shtetases M.Gj., 46 e vjeçe, e cila u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, me shtetasin E.M., 40 vjeç”-njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 114 dhe 115 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetases Rolanda Qose, dhe për veprën penale “Prostitucioni”,në ngarkim të shtetaseve M.Gj., dhe E.M., parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 21/09/2017, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori