"Siç q*** qartë"! Erla thotë se paska edhe më keq (VIDEO)
Pëlqej
Gafa e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj po bën xhiron e mediave online.

Një lapsus në të folur, po i kushton asaj shumë pasi në pak orë është kthyer në një ndër njerëzit më të komentuar në Shqipëri.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ndërkohë që Gjonaj u mundua të thoshte fjalën "karshi", arriti të thoshte vetëm një pjesë të saj.

Por kjo nuk është gafa e vetme e këtij lloji.

Vite më parë ish-zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli, gjatë një fjalimi për mediat, bëri një lapsus pothuajse të njëjtë.

Ndërkohë që ajo shqiptonte fjalën "Shihet", fjala mori kuptim tjetër dhe gazetarët shpërthyen në të qeshura.

Këtë video, tashmë të harruar, e ka postuar vetëm ish-zëdhënësja e Berishës duke ngushëlluar ministren se ajo nuk është e vetmja që i ka ndodhur një gafë e tillë. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2018, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori