Viktima i shtrirë në trotuar, pamje nga vendi i ngjarjes në Klos: Përplasje mes dy fiseve (VIDEO)

Albeu.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes në Klos ku pak minuta më parë pati përplasje me armë zjarri.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i vdekur një 17 vjeçar dhe dy të tjerë janë plagosur gjendja e të cilëve nuk bëhet e ditur.

Në pamje shihet se viktima është i shtrirë në trotuar dhe është mbuluar me batanije.

Pranë vendit të ngjarjes është mbledhur një turmë njerëzish, gjithashtu edhe policia./albeu.com