Si u zbuluan fierakët që vodhën 100 milionë, gënjeshtra që i fundosi
Perfundon seanca e verifikimit ndaj dy te rinjve nga Levani i Fierit te ndaluar per vjedhjen e nje benzi dhe 100 milione lekeve nje vit me pare, ngjarje e ndodhur ne fshatin e tyre, ne Levan te Fierit.

Prokurori i ceshtjes, Dorjan Tafili, ka kerkuar qe dy te arrestuarit, Renaldo Latifi 22 vjec dhe Xhuljan Muca 24 vjec te mbeten ne masen e arrestit burg pa afat te caktuar pak dite me pare nga gjykata e Fierit.

Pas shqyrtimit te provave te siguruara gjate hetimit nje vjecar qe implikojne dy te rinjte ne vjedhjen 100 milioneshe, gjyqtarja e crshtjes Matilda Shalla ka vendosur te lere ne fuqi masen e sigurise te caktuar me date 11.04.2018 “Arrest me burg” pa afat per vepren penale “ Vjedhje e kryer ne bashkepunim”.

Si u zbuluan

Kanë qenë pamjet e një kamere sigurie që kanë çuar në identifikimin e një prej dy të rinjve të arrestuar si autorë të dyshuar të vjedhjes së një autovetture tip Benz dhe 10 milionë lekëve të reja një banori nga Levani i Fierit.

Një prej të arrestuarve të djeshëm, Renaldo Latifi 22 vjeç nga Levani i Fierit, është kapur nga kamera e sigurisë së një objekti, teksa ecte pranë vendit të ngjarjes, me në çelës të ngjashëm me atë të Benz-it të vjedhur.

Nga këqyrjet e pamjeve filimike është konstatuar se rreth orës 07.29 minuta me orën e camera, ka kaluar Renaldo Latifi në drejtim të vendit të ngjarjes ku në anë të rrugës ka qenë parkuar makina e shtetasit Xhemal Kalemaj.

Nga këqyrja e tabulteve telefonike, ka rezultuar se i ndaluari Xhuljano Muça, më datë 29.05.2017 paradite ka qenë në Levan e në Panaja të Vlorës dhe jo në Vlorë, ashtu si ka deklaruar.

Ndërsa Renaldo Latifi rezulton të ketë qenë gjatë gjithë datës 29.05.2017 në fshatin Levan. Nga hetimet ka rezultuar se Xhuliano Muçaj është bashkëpunëtor i Renaldo Latifit. Ky i fundit është kamarier në lokalin e Xhuliano Muçës.

Nga hetimet me metoda speciale dhe përgjimet ambientale e telefonike është arritur të sigurohen prova se dy të ndaluarit kanë kryer vjedhjen e Benzit dhe 10 milionë lekëve të reja të Xhemal Kalemajt.

Të dy të rinjtë kanë dhënë versione të ndryshme rreth veprimeve të tyre ditën e ngjarjes. Ndërsa Xhuliano Muça ka pretenduar se ka qenë së bashku me Renaldo Latifin të cilin e ka transportuar me mieti e tij, Renaldo Latifi ka deklaruar se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ëhstë largua me autobus në drejtim të qytetit të Vlorës.

Ata akuzohen për veprën penale “vjedhje me pasoja të rënda në bashkëpunim”.

Më datë 29.05.2017, Xhemal Kalemaj me banim në lagjen Afrim i ri ka dalë nga shtëpia me mieti e tij tip mercedes Benz me targa AA895 OY, bashkë me bashkëshorten e vetë rreth orës 06.20 të mëngjesit për të shkuar në punë si zakonisht te dyqani i mallrave bujqësore të cilin e ka në fshatin Levan Fier.

Në bagazhin e makinës kanë futur shumën e rreth 100 milionjë lekëve të vjetra brenda në një qese plastike, me të cilat janë shprehur se do të likujdonin borxhet që kishin, një kredi e do të kryenin të tjera shpenzime.

Ka shkuar në fshatin Levan rreth orës 06.40 dhe ka parka makinën përpara dyqanit të tij në anën tjetër të rrugës kryesore të Levanit dhe ka nisur të shkarkojë mallin nga një kamion me pleh kimik që kishte mbërritur nga Kavaja. Kur ka mbaruar shkarkimin ka shkuar të marë makinën e tij, por nuk e ka gjetur tek vendi që e kishte parka.

Më pas, ka lajmëruar policinë dhe së bashku me një shogun e tij ka shkuar në shtëpi, për të mar celësat e makinës tjetër që e kishte të parkuar në magazinën prapa dyqanit në Levan. Kur ka shkuar në shtëpi ka parë se ishte prerë e shqyer zgara e dritares dhe ka konstatuar se mes të tjerave i kishin vjedhur edhe kopjen e çelësave të Benzit që ishte zhdukur.

Arrestimi :

Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vjedhjen e 10 milion lekëve të reja në datë 29.05.2017 në banesën e shtetasit Xh.K.

Ndalohen 2 autorët e vjedhjes.

Pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe proceduriale nga Specilistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i ngjarjes së ndoshur në datë 29.05.2017 në lagjen “Afrim” Fier ku shtetasit Xh.K, 57 vjeç, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” dhe një sasi prej 10 milion lekë të reja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan autorët e kësaj ngjarje, shtetasit:

1.Renaldo Latifi, 22 vjeç, banues në Levan, Fier.

2.Xhuljan Muca, 24 vjeç, banues në Levan, Fier.

Për këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 11.04.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/3 i Kodit Penal. /Panorama/
Shtuar më 14/04/2018, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori