Si u zbulua furnitori shqiptar i armëve të ISIS nga agjentët e nga FBI
Pëlqej
Sajmir Alimehmeti, shqiptari që u arrestua 2 vite më parë si i dyshimtë në aktivitete terroriste ka befasuar gjykatën sot. I akuzuari mbante emrin edhe si “SAHZH’-meer ah-lee-meh-MEH’-tee”. Ali Mehmeti ka dalë sot para gjykatës në Manhatan nga ku ka pranuar se kishte dhënë ndihmë duke iu mundësuar materiale për grupe terroriste.

24-vjeçari Alimehmeti u arrestua në maj të vitit 2016 pasi dy agjentë të infiltruar të policisë dhe një punonjës i infiltruar i FBI-së u hoqën sikur ishin mbështetës të ISIS-it dukë e zënë kështu në grackë, derisa mblodhën prova për të mjaftueshme.

Autoritetet bënë të ditur se Alimehmeti kishte nisur të mblidhte armë si thika lufte të cilat mund të përdoreshin në sulme terroriste të tipit “ujk i vetmuar”.

Agjentët që e arrestuan depozituan materialet me propagandë terroriste, si një flamur dhe pamje të luftëtarëve xhihadistë dhe mjete luftarake të cilat i kishin gjetur në vendin ku u bë edhe arrestimi. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2018, ora 21:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori