Si u soll "i forti" Shullazi përpara ish-ministrit Tahiri në gjyq
Vazhdon përballja në Gjykatën e Krimeve të Rënda mes “VIP-ave” dhe të “fortit” Emiljano Shullazi.

Në seancë janë fatur Haki Çako dhe ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri.

Gjatë fjalës së tij Tahiri u shpreh se për denoncimin është njoftuar fillimisht nga Sali Berisha duke kërkuar edhe pjesmarrjen e tij në seancë.

“Unë kërcënimin e mësova nga Berisha, përse nuk është ai në seancë?”- tha Tahiri, ndërkohë Shullazi nuk reagoi thjeshtë kërkoi që të thirrjen ish-kryeministri në Gjykatë.

Haki Çako ka dëshmuar se Dhori Kule i ka pohuar që është këcënuar nga Shullazi.

Shullazi u arrestua më 16 prill 2016 bashkë me Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin, pas denoncimit publik që ish-kryeministri Berisha bëri për kërcënimin e profesorëve.

Disa muaj më vonë u arrestuan edhe dy anëtarët e tjerë të bandës.

Dëshmitë në gjyq

Haki Çako, deklaroi se për ngjarjen u vu në dijeni nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, me të cilën më pas zhvilloi menjëherë edhe një takim rreth gjithë asaj që ajo dinte.


Dhori Kule, nuk dëshmoi pasi paraqiti kërkesë për të shkuar në spital për te një i afërmi e tij.

Shezai Rrokaj: Dhori Kule më mori në telefon atë ditë dhe më tha që një person i kishte kërkuar qe te mos e mbeshteste Konin. E quajtem ngjarje te papëlqyeshme.

Majlinda Keta, tha se një gazetare e kishte informuar për një deklaratën e bërë nga Berisha për dorëheqjen e Mynyr Konit pas kërcënimit.

Klodeta Dibra, kandidate aso kohe përballë Konit, tha se u vu në dijeni nga mediat për ngjarjen ndërkohë që ishte në periferi me një emision për ndihmë ndaj familjeve të varfra./albeu.com/

Shtuar më 10/10/2017, ora 10:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori