Si u shpëtua drejtuesi i furgonit që ra në Shkumbin (FOTO LAJM)

Këto janë disa nga fotot e operacionit të shpëtimit të furgonit që ra sot pasdite në një lartësi rreth 200 m në lumin Shkumbin.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Çezma e Myftarit në afërsi të Librazhdit.

Siç shihet rrjedha e lumit ka vështirësuar ndërhyrjen e forcave policore për të ndihmuar shoferin e furgonit për të dalë nga mjeti.
Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.

Shoferi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar për në spital.
Shtuar më 24/05/2019, ora 19:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori