Mirela Kumbaro u zgjodh ministre e Kulturës në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe e ushtroi detyrën deri në ndryshimet qeveritare të dhjetorit
2018">
2018, kur u zëvendësua nga Elva Margariti.
Mirela Kumbaro u përfshi në politikë pas një karriere të gjatë akademike si përkthyese, publiciste dhe eksperte ndërkombëtare për projektet ndërkulturore dhe programet kërkimore universitare.
Kumbaro është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në fushën e letrave frënge, në vitin 1988. Ajo mban titullin “Profesore e Asociuar”, e fituar në vitin 2012 në Universitetin e Tiranës, në fushën e gjuhësisë. Në vitin 2009, ka mbrojtur titullin “Doktor i Shkencave” në fushën e Studimeve Përkthimore pranë Universitetit të Tiranës. Gjithashtu ka mbrojtur Diplomën për Master në Përkthim dhe Komunikim Ndërkulturor në vitin 1994, në E.S.I.T – Paris III, Universiteti i Sorbonne – Nouvelle, në Paris, Francë.
Znj.
Kumbaro është deputete e Kuvendit të Shqipërisë që prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministres
Mirela Kumbaro nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.
Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministrja e Kulturës,
Mirela Kumbaro nga viti 2013 deri në fund të vitit
2018">
2018.
Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2013,
Mirela Kumbaro zotëronte pasuri
familjare me vlerë 61.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit
2018">
2018, pasuria
familjare kap vlerën e 72.7 milionë lekëve.
Pasuria
familjare e Znj.
Kumbaro përbëhet nga likujditete bankare prej 43.9 milionë lekësh, pasuri e paluajtshme prej 23. 6 milionë lekësh dhe asete të tjera në vlerën e 5 milionë lekëve.
Të ardhurat
familjare për periudhën deklaruese janë 38.1 milionë lekë, ku gati 57% burojnë nga paga dhe honoraret e bashkëshortit, ndërsa 22% kanë si burim pagën e Znj.
Kumbaro. Rreth 10% e të ardhurave totale kanë si burim qiratë nga apartamentet dhe 10% të tjera kanë burime të ndryshme.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u theksuar se Znj.
Kumbaro ka investuar prej vitit 1991 në një fond pensioni, i cili kap vlerën e rreth 36 mijë eurove në fund të vitit
2018">
2018./birn
Shtuar më 19/01/2021,
ora 15:36