Si u ndërtua godina e Bankës Kombëtare në 1937-ën
Ne lumin e madh te ndertimeve qe mbizoterojne ne kryeqytetin shqiptar, Tirane, duke perfshire edhe ato te ndertuara pas viteve '‘90, padyshim qe godinat e ndertuara ne periudhen e Mbreterise se Zogut dhe pushtimit italian te vendit, si: Banka Kombetare e Shqiperise, hotel "Dajti", Kryeministria, Akademia e Arteve te Bukura, korpusi qendror i Universitetit Shteteror te Tiranes, si dhe selite e ministrive te tjera, dallojne nga godinat e tjera publike te ndertuara pas vitit 1944, si nga paraqitja e jashtme, materialet e perdorura gjate ndertimit, ana arkitekturore, ashtu dhe ajo funksionale e tyre. Por, sipas mendimit te specialisteve te ndryshem te arkitektures shqiptare, si dhe atyre te huajve, qe kane vizituar vendin tone ne periudha te ndryshme kohe, nga te gjitha keto godina qe jane te vendosura pergjate bulevardit kryesor te Tiranes, "Deshmoret e Kombit" dhe qe perbejne ansamblin kryesor te arkitektures se kryeqytetit, godina e Bankes Kombetare te Shqiperise ze nje vend te vecante, si nga ana arkitekturore, ashtu dhe ajo funksionale e saj. Sipas dokumenteve arkivore dhe shkrimeve te ndryshme te botuara ne disa prej gazetave me ne ze te periudhes se monarkise se Zogut, me daten 30 tetor te vitit 1938, ne Tirane, u zhvillua nje ceremoni madheshtore per inaugurimin e godines se Bankes Kombetare te Shqiperise, punimet e se ciles kishin filluar te hidhnin shtat ne qender te kryeqytetit shqiptar, qe ne muajin shkurt te vitit 1937. Ajo ngjarje gjeti nje pasqyrim te gjere ne organe te ndryshme te shtypit te asaj kohe, te cilat percollen me hollesi jo vetem aktivitetet qe u zhvilluan me rastin e inaugurimit te godines se bankes, por edhe periudhen e kohes qe u desh per ndertimin e saj.

Princesha Sanije, ne ceremonine e inaugurimit

Nje prej organeve te shtypit qe i kushtuan nje hapesire te madhe ne faqet e saj inaugurimit te Bankes Kombetare te Shqiperise ne Tirane, ishte dhe "Gazet e Korces", e cila ne numrin e saj te dates 31 tetor 1938, ne mes te tjerash, ne kryeartikullin e saj, me germa te medha shkruante: "Ne prani te nje shumice te madhe te ftuarish, u be dje ne dreke inaugurimi i Bankes Kombetare ne Tirane. Ne ora 11:00 paradite, arriti ne pallatin e ri te bankes, njera nga motrat e Mbretit, Zog, Princesha Sanije, e cila u prit qe ne hyrje te godines se bankes, nga personalitete te larta italiane, qe kishin ardhur per te marre pjese ne kete ceremoni, si dhe nga personeli i larte i bankes. Nga ana e zyrtareve te larte te shtetit shqiptar, kishin ardhur ministrat e qeverise: Ekrem Libohova, Faik Shatku dhe Rrok Gera, si dhe nje numer i madh nepunesish te tjere te larte. Ne sallat madheshtore te godines se re te bankes, ishin shtruar bankete per te pranishmit e shumte, te cilet si fillim paten rastin te degjonin fjalen pershendetese te mbajtur nga senatori dhe njekohesisht Kryetari (Guvernatori) i Bankes Kombetare te Shqiperise, z. Mosconi. Fjala e te cilit u pasua nga Ministri i Ekonomise Kombetare, z. Rrok Gera. Te gjithe personalitet, shqiptare dhe italiane qe moren fjalen me ate rast, theksuan shkurtimisht domosdoshmerine e ngritjes se asaj banke, duke e lidhur ate me zhvillimin e dukshem ekonomik qe kishte marre Shqiperia e asaj kohe nen Mbreterine e Monarkise se Zogut. Ata nuk harruan te pershendesnin edhe kontributin e madh te vete bankes, e cila kishte fituar besimin e mirenjohjen e te gjithe popullit dhe ne vecanti te tregtareve shqiptare. Personalitetet qe moren fjalen ne ate ceremoni, theksuan se krijimi i Bankes Kombetare ne vitet e Monarkise se Zogut, i dha fund nje mungese krediti, duke i hapur rruge tregtise shqiptare ne hapesira te reja zhvillimi e forcimi. Deri ne ate kohe, Instituti i Bankes Kombetare, kishte dhene ndihmesen e saj te pakursyer per tregtaret e biznesmenet shqiptare, ne menyre qe ata te perballonin nevojat e tyre te ngutshme te pagesave. Me ato ndihma e lehtesira te krijuara nga ai institut financiar, u be e mundur qe tregtia dhe biznesi shqiptar te zhvillohej e forcohej ne nje kohe shume te shkurter. Pasi deri ne ate kohe, qe nuk ishte krijuar ai institut, tregtia dhe ne pergjithesi marredheniet ekonomike e veprimet financiare pengoheshin shume nga kamata e rende e menyra primitive. Si rezultat i kesaj gjendjeje, jeta ekonomike e vendit ishte ne duart e fajdexhinjve, gje e cila kishte bere qe struktura ekonomike te mbetej ne permbajtjen e saj mesjetare. Ceremonite solemne te inaugurimit te Bankes Kombetare te Shqiperise, u mbyllen ne mbremjen e asaj dite, kur Ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise, z. Ekrem Libohova, dha nje darke per nder te zotit Mosconi (Guvernatori i bankes) dhe zonjes se tij. Darke, e cila kaloi ne nje atmosfere teper te perzemert dhe miqesore".

Arkitekti, skulptoret dhe piktoret qe punuan per godinen

Ne artikujt e shumte te gazetave te kohes (viti 1938), qe percollen ceremonine e inaugurimit te Bankes Kombetare te Shqiperise, nje vend te vecante zinin edhe ato artikuj ku behej fjale per projektuesit, specialistet dhe piktoret e skulptoret italiane qe u angazhuan ne ndertimin e dekorimin e saj. Lidhur me kete, ne gazeten "Gazet e Korces" te asaj kohe, ndermjet te tjerash shkruhej: "Ndertesa e Bankes Kombetare qe u ngrit ne qender te Tiranes ne tetorin e vitit 1938, sintetizonte gjithe programin e institutit paraardhes, i cili qe prej dhjete vjetesh po ndiqte per zhvillimin ekonomik te Shqiperise. Ajo ndertese, qe eshte projektuar dhe ndertuar me nje arkitekture teper moderne e bashkekohore ne te gjithe teresine e saj, qendron edhe sot ne nje harmoni te plote me te gjitha ansamblin e ndertesave te tjera perreth, te projektuara gjithashtu nga arkitektet italiane me ne ze te asaj kohe. Ne ate periudhe kohe, por edhe me pas, pa asnje dyshim, ajo vleresohej si nje nga godinat me te mira te ndertuara ne Tirane, nga arkitekti italian, profesor Morpurgo, i cili, qe ne fillimin e punes se tij, pati deklaruar se: "Kam deshire dhe do t‘i bej te gjitha perpjekjet e mia qe ta pajisim kryeqytetin shqiptar me nje godine moderne te Institutit, (deri ne ate kohe Banka Kombetare quhej Institut), te denje jo vetem per qellimin qe perfaqeson, por edhe per funksionimin e saj me te rendesishem bankar. Hyrja e saj kryesore me kolonat gjigante teper te larta gjejne nje harmoni te plote me qeramiken, me te cilen eshte dekoruar, si dhe me nje shkrirje perfekte te materialit e ngjyres qe eshte perdorur aty, i japin nje karakter monumental asaj ndertese. Te gjitha keto, se bashku me muret e shtruara dhe te lemuara te fasades, bashkohen ne nje gjysme rrethi, si per te mbajtur e per t‘i dhene vend hyrjes madheshtore, duke ruajtur katet ne nje simetri me kornizen. Sipas arkitekteve dhe specialisteve te ndryshem te ndertesave te tilla monumentale, kjo zgjidhje e perdorur aty, vleresohej si nje koncepsion teper i guximshem i projektuesit te saj, qe gjen realizim ne dimensione dhe materie. Nje i tille karakter monumentaliteti theksohet edhe me tej prej riveshjes se krejt hyrjes kryesore, ku nderthurja e qeramikes me reliev te ulet, te kujton punen me aq durim te egjiptianeve te lashte, te cilet ushtronin me mjeshteri te madhe, artin e mozaikeve monumentale. Ne relievet e uleta te hyrjes kryesore te godines se bankes, jane gdhendur figura te cmuara, vepra te skulptorit te famshem italian, Alfredo Biagini, te cilat simbolizojne burimet e jetes e te pasurise se Kombit. Ato thyejne lartesine e mureve dhe figurat e gdhendura aty pershtaten me ato te salles se brendshme te publikut, te cilat jane veper e piktorit italian, Giulio Roso. Veshja dhe dekorimi i atyre mureve me ate lloj teknike, eshte bere sipas artit antik venecian, i cili duket se eshte rilindur perseri edhe me i gjalle. Shtresa me mermer e qeramike, riveshjet prej guri e klinger, dyert prej druri arre, jane ripunimet e brendshme te teknikes me te fundit, qe i japin asaj nje karakter thjeshtesie te dekoruar. Te gjitha te stilit modern, e te atij funksioni per te cilin eshte destinuar ndertesa".

Ambientet e zyrat funksionale te godines

Ne shkrimin e gazetes "Gazet e Korces", te 31 tetorit te vitit 1938, kohe ne te cilen u be dhe inaugurimi i godines se Bankes Kombetare te Shqiperise, midis te tjerave behet edhe nje pershkrim i te gjitha dekoracioneve qe u perdoren per zbukurimin e ambienteve te godines, si dhe aneve funksionale te saj. Lidhur me kete, aty thuhet: "Te grumbulluarit e sherbimeve ne nje zyre te vetme ne forme gjysme rrethi ne sy te sallonit te publikut, me tryeza e telefona te ndara, e poste pneumatike, te japin idene e organizimit modern te saj. Se jashtmi, riveshja me qeramike, e cila eshte nderprere me vija te holla horizontale prej guri te parmakeve te kornizes, me hekurat e mbylljes, muri i larte rrethues qe mbyll e rikuadron te dyja pjeset e nderteses, plotesojne se bashku stilin e godines, nje stil modern, racional, thjeshtesisht te arkitektures klasike italiane. Te afirmuara me nje karakter krejt origjinal ne atmosferen artistike qe ka ditur te krijoje regjimi ne fuqi ne shtetin italian. Ajo ndertese e cila u be e mundur te ndertohej nga deshira e mire e Kryetarit te Institutit, z. Mosconi dhe i vene ne veprim me vullnetin e Keshillit Administrativ, u perfundua ne nje kohe fare te shkurter. Pasi pati mjaft vonesa e pengesa qe erdhen si rezultat i prokurimeve e tenderave te ndryshme qe u desh te beheshin per materialet e perdoruara ne ndertimin e asaj godine. Ndertimi i saj u be ne baze te adjudikates me konkurs, ne te cilen moren pjese shume firma te rendesishme dhe teper serioze. Ajo iu dha sipermarrjes "Staccioli & Fortuzi" ne tetorin e vitit 1936. Por ndertimi i saj u be i mundur vetem ne shkurtin e vitit 1937. Kjo gje erdhi, pasi per projektimin e betonit te perdorur ne armaturat e kubese se sallonit te publikut, iu shtuan edhe ato te kujdesive sizmike ne nje kohe te dyte, problem ky qe u zgjidh ne menyre te shkelqyer prej konstruktorit te sipermarrjes. Ekzekutimi perfekt i projektit u be i mundur ne saje te punes me pergjegjesi te larte te kryer prej nje sere teknikesh e mjeshterish te zgjedhur prej sipermarresve, me bashkepunimin e inxhinierit italian, Cipriani, (efektiv i stafit te Drejtorise se Institutit Bankar). Ndersa personeli qe u mor me zbatimin e punimeve, pothuaj ishte i gjithi shqiptar. Vetem nje pjese e vogel specialistesh ishin italiane, te cilet bashkepunuan ne menyre vellazerore me punetoret e specialistet shqiptare".

Materialet e perdorura ne ndertimin e godines

Po cfare materialesh u perdoren per ndertimin e godines se Bankes Kombetare te Shqiperise dhe nga u sollen ato? Lidhur me kete, ne shtypin shqiptar te vitit 1938, midis te tjerash thuhet: "Materialet e perdorura ne ndertimin e godines se bankes, pothuajse ishin te gjitha nga burimet e vendit. Aty u perdor nje punim mekanik i gurit, instalimi i se ciles u vleresua se mund te perbente bazen e nje aktiviteti te ri industrial ne Shqiperine e asaj kohe. Soletat dhe tullat u sollen nga njera prej fabrikave, qe vete sipermarrja kishte ndertuar ne Tirane asokohe. Ndersa lenda e posacme e qeramikes per riveshjen e dyshemene, u soll nga Italia. Po keshtu, edhe ndertimet prej druri u kryen ne vend prej firmes sipermarrese e prej firmes "Bega", ndersa ato prej hekuri u realizuan nga firmat "Tamburlini & Monai" me qender ne Vlore. Kurse instalimet e ngrohjes, ato hidrike, hidrosanitare dhe elektrike, u kryen nga firma S.T.I.S.E. e Tiranes. E gjithe ndertesa ka nje volum prej 22000 m kub, me nje siperfaqe te mbuluar prej 15000 metrash katrore. Strukturat e betonit te armaturave kane marre afro 15000 kv cimento, me 2000 kv hekur. Ndersa per muraturen e shtrojet (dekoracionet e fasades), jane vene ne pune afer 400000 tulla. Riveshja ne mermer ka zene nje siperfaqe prej 1000 m katrore ndersa mozaiket veneciane prej xhami zene afro 500 m katrore. Me ngritjen e kesaj ndertese, firma sipermarrese italo-shqiptare "Staccli & Fortuzi", dha nje prove te re ne mundesine e saj teknike per realizimin e te tilla projekteve teper ambicioze ne Shqiperine e asaj kohe. Profesori italian Morpurgo, gjeti me firmen sipermarrese nje bashkepunim tejet perfekt. Vepra e projektuesit italian eshte plotesuar me se miri ne baze te te gjitha kerkesave nga ana e ndertuesve te saj. Po keshtu, shume ide te guximshme nga ana konceptuale, si p.sh. salla e publikut dhe dyert e medha, gjeten zbatim praktik ne mjetet e firmes sipermarrese, e cila diti te zgjedhe pengesat e dyfishta te anes projektuese e zbatuese te saj. Si perfundim, ndertesa ka dale perfekte jo vetem ne teresine e saj statike, por edhe ne punimet me te imta qe u perdoren aty. Ajo godine qendrore e Bankes Kombetare te Shqiperise deshmoi se edhe ne Tiranen e atyre viteve, kishte firma serioze, te cilat ishin te gatshme te merrnin persiper cdo lloj ndertimi".

Ne 1940-en, dy vjet korrespodence me projektuesin per zhvendosjen e nje shandani

Godina e bankes, perla e ansamblit arkitekturor te Tiranes


Godina e Bankes se Shqiperise qe ndodhet ne qender te kryeqytetit shqiptar, Tirane, e cila u projektua dhe u zbatua teresisht nga specialiste dhe ndertues italiane (duke u ndihmuar ne fuqi punetore edhe nga shqiptare), ne vitin 1938, kohe ne te cilen u be edhe inaugurimi i saj, sipas specialisteve te arkitektures shqiptare, pa asnje medyshje, perben nje nga godinat me te bukura dhe funksionale ne te gjithe ansamblin arkitekturor qe ka Tirana, edhe sot kur kane kaluar plot 70 vjet nga ajo kohe. Ajo godine, e cila u projektua ne mesin e viteve ‘30 (me kerkesen e vete Mbretit Zog), nga arkitekti i famshem italian, profesor Morpurgo, se bashku me korpusin qendror te Universitetit te Tiranes, godinen e Akademise se Arteve te Bukura, Kryeministrine dhe selite e ministrive te tjera pergjate Bulevardit "Deshmoret e Kombit, konsiderohet edhe sot si nje nga godinat me te bukura dhe me te arrira ne planin arkitekturor ne te gjithe ansamblin urbanistik te Tiranes, ku jane te vendosura keto godina. Ne Arkivin Qendror te Shtetit ne Tirane, thuhet se ekziston nje korrespodence e gjate prej dhjetera letrash, ndermjet njerit prej drejtuesve italiane te Bankes Kombetare te Shqiperise ne fillimin e viteve ‘40 dhe projektuesit te saj, arkitektit, profesor Morpurgo, i cili asokohe ndodhej ne Itali. Ne letrat e shumta qe drejtuesi italian i Bankes se Shtetit Shqiptar te asaj kohe i dergonte profesorit Morpurgo, i kerkonte atij qe ta lejonte per zhvendosjen e nje shandani disa centimetra me tej, pasi nuk e duronte dot driten e saj. Kete gje, pra zhvendosjen e shandanit, drejtuesi i bankes nuk mund ta bente dot pa lejen e projektuesit te saj, pasi nuk e lejonin ligjet ne fuqi te asaj kohe. Nderhyrja ne projekt, ishte vetem kompetence e projektuesit te godines dhe vetem me lejen me shkrim te tij mund te behej ajo gje. Por edhe pse korrespodenca ne mes tyre zgjati per gati dy vjet me radhe, ku drejtuesi i bankes i lutej dhe i argumentonte se perse duhej zhvendosur shandani, arkitekti i famshem italian, profesor Morpurgo, nuk ia dha kurre lejen. Dhe keshtu ai shandan mbeti atje ku ishte projektuar dhe te pakten deri ne fundin e vitit 1944, tek ajo godine nuk u lejua dhe nuk u prek asgje nga projekti fillestar i saj.
Shtuar më 16/08/2011, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori