Situata nga koronavirusi në Shqipëri vijon të përkeqësohet dita
ditës.
Bëhet me dije se janë shënuar edhe 2
raste të reja me
koronavirus në Pukë.
Bëhet fjalë për bashkëshorten dhe vajzën e një pacienti, që u zbulua se ishte i prekur në spitalin e Shkodrës, gjatë
ditës së djeshme.
Ky i fundit doli negativ në testin e parë, por pastaj testi i dytë konfirmoi se ai ishte prekur nga Covid-19. Ndërkohë mësohet se edhe mjekët që i kanë shërbyer i janë nënshtruar analizave.
Dyshohet se rasti nga Puka e ka marrë virusin Covid-19, nga kontakti që ka pasur me ‘pacientin zero’ të cilin e ka takuar në Tiranë.
Kujtojmë se deri më tani janë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë 174
raste infektimi me
koronavirus. Ndërkohë numri i dy të infektuarve të rinj në Pukë, pritet të përllogaritet në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë
ditës së nesërme. /TCH
Shtuar më 26/03/2020,
ora 19:43