Si u helmuan 12 nxënës nga sapunët "15 lekësh"
Paraditen e sotme 12 nxënës të një klase të gjashtë në shkollën " Shefqet Tançi" u helmuan në klasë gjatë orës mësimore të "Artit Pamor".

Nxënësit patën të vjella dhe marrje mendsh, ata u shoqëruan me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës.

Dyshohet se helmimi i këtyre nxënësve erdhi pasi ata kishin hapur një pako me sapunë, të cilët në kohën e regjimit komunist në Shqipëri njiheshin si sapunë 15 lekësh.

Këta sapunë nxënësit do t’i përdornin për të bërë forma gjeometrike. Drejtori i shkollës ku u helmuan nxënësit ka thënë për Birn:

Kishin probleme me frymëmarrjen. Menjëherë i kemi nisur në Spitalin e Bulqizës dhe aktualisht fëmijët janë në gjendje të mirë, pa ndonjë problem të rëndë.”

Kurse drejtori i Spitalit të Bulqizës, Dr. Hazis Jella ka thënë:

Pediatri ju ka dhënë ndihmën e parë, dhe fëmijët tani janë mirë, pa probleme. Ne këtu kemi pritur 12 fëmijë me këto shenja.”
Mbi pakon e sapunëve nuk kishte të shkruar ndonjë emër marke dhe ende nuk është bërë e ditur se ku janë prodhuar.
Shtuar më 20/03/2019, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori