Sot pritet të votohet në Kuvend Presidenti i ri, ja si e nis ditën Meta (FOTO LAJM)

Kreu aktual i Shtetit Ilir Meta e ka nisur ditën duke postur  një foto nga Stambolli, ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

Meta uron për një fundjavë të mbarë, teksa ka pozuar nga një ambient i gjelbëruar dhe me lule.

Kujtojmë që ditën e sotme në një seancë të posaçme plenare, pritet që kandidatura e PS, Bajram Begaj të votohet si Presidenti i ri.

Në raundin e katërt mjafton një shumicë e thjeshtë, pra 71 vota për të zgjedhur kreun e shtetit, ndërsa mazhoranca ka plot 74 mandate./albeu.com