Si u grabit pika e karburantit në Cërrik nga “i forti” me “Fuoristradë”
Punonjësi i një pike karburantiCërrik, është grabitur nga një person ende i paidentifikuar prej Policisë, teksa ishte në orarin e punës.

Në dëshminë e tij para efektivëve të policisë shtetasi me inicialet E.B, 27 vjeç, tha se është banues në Cërrik, dhe se punon në një karburant në lagjen nr. 1 të qytetit.

Në datën 2 gusht, një person i panjohur, dyshohet i armatosur me një mjet tip “Fuoristradë”, është afruar te karburanti, i ka kërkuar lekë nën kërcënimin e armës dhe më pas është larguar me mjetin e tij.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. /albeu.com/


Shtuar më 03/08/2017, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori