Bilanc i frikshëm viktimash, vetëm sot humbën jetën 20 shtetas nga COVID-19
"Si u fsheh shtatzënia e ish-ministres greke dhe lidhja e dashurisë me këngëtarin e njohur"
Prejardhja e kryeministrit aktual grek, Kyriakos Mitsotakis, është një nga thashethemet më të përhapura në Greqi, që nuk është shuar kurrë, madje vitet e fundit është rikthyer edhe më fuqishëm se më parë për shkak të përfshirjes së tij më të madhe në politikë. Thuhet që e ëma e tij është ish-ministrja e Jashtme Dora Bakoyannis, e cila deri më tani është paraqitur si motra e tij e madhe.

Para se gjërat të konfuzohen edhe më shumë (duke marrë shkas edhe nga shumë artikujt e shumtë të shkruar në mediat greke lidhur me historinë) bëjmë një përshkrim të shkurtër të lidhjes së tyre, dhe familjes prej nga vijnë. Të dy janë fëmijët e ish-kryeministrit grek Konstantinos Mitsotakis dhe bashkëshortes së tij, Marikës.

Çifti ka edhe dy vajza të tjera, më të vogla se Dora dhe më të mëdha se Kyriakos, Alexandrën dhe Katerinën. Kyriakos është më i vogli i familjes, i cili që pa iu futur politikës ka marrë vëmendjen e mediave. Thuhet se ai është djali i jashtëligjshëm i Dora Bakoyanis dhe këngëtarit të famshëm Teris Chrysos.

Këngët e tij mund t’i kemi dëgjuar me mijra herë por kurrë nuk ditur sesa flitet për të në Greqi edhe pse tashmë ai ka hequr dorë nga muzika dhe jeton një jetë të thjeshtë larg vëmendjes së publikur. Por historia e tij me Dora Bakoyannis nuk do të harrohet kurrë…

“HISTORIA”

Dora Bakoyannis në vitin 1968 u dashurua me këngëtarin Teris Chrysos, dhe fryt i dashurisë së tyre ishte një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Kyriakos. Duke marrë parasysh që Dora ishte ende një adoleshente dhe e pamartuar me këngëtarin 29-vjeçar, familja mori frenat e situatës dhe vendosi ta largonte nga vendi derisa të lindte djalin. Ndërsa në Greqi hapën lajmin se Marika ishte shtatzënë dhe po pristë një tjetër fëmijë pas tre vajzave. Çifti kishte vendosur që djalin t’a rrisnin si të tyrin, ndërsa Dora të merrte rolin e motrës së tij.

Megjithatë thuhet se gjatë periudhës së shtatzënëisë së supozuar të Marikës, nuk ka pasur asnjë pamje apo provë që të dëshmojë pro tyre dhe të hedhi poshtë gjithë ‘gojët e liga’. Edhe pse kishin vëmendjen e gjithë Greqisë për shkak të statusit të tyre, ajo nuk është parë asnjëherë shtatzënë për herë të katërt.

FJALA MERR DHENË

Megjithëse nuk është e qartë se nga filluan thashethemet, një gjë është pak por e sigurtë: çdo gjë mori dimensione të tjera kur komendianit dhe muzikantit Tzimis Panousis i shkau ‘pakëz’ goja teksa po jepte një intervistë në radio.

Dora do të shpërthejë. Cili këngëtar ka pasur një fëmijë të jashtëligjshëm pas Paschalis? Teris! E themi hapur. Ai dhe Dora sollën në jetë Kyriakos Mitsotakis. Ky skandal do të dalë dhe ne do të shohim kush do të na qeverisë më pas”.

E gjithë ‘përralla’ bëhet disi më e besueshme nga ngjashëmria e paparë që kanë të dy me njëri-tjetrin. Madje, grekët kanë shkuar deri tani duke e në një program për ngjashmërinë, dhe rezultati ishte goxha i lartë; 87%.

Duke qënë se familja Mitsotakis s’ka pranuar kurrë që të flasë për këto thashetheme, Teris Chrysos, nga ana tjetër duket se i ka hedhur shpesh herë benzinë zjarrit.

Njëherë ai shprehet se gjithë historia është një shpikje e madhe, ndërsa herë të tjera pranon se Kyriakos i ngjan jashtëzakonisht shumë. Në jetëshkrimin e tij, këngëtari i dedikon një hapësirë edhe gjithë gurgulesë që zien në vend, edhe kur kanë kaluar më shumë se 50 vite.

“Është një gënjeshtër e tmerrshme që Kyriakos Mitsotakis është djali im. Mëshirë! Çfarë janë në gjendje që të thonë këta njërëz? Dikush bëri një shaka dhe… Ju lutëm tregoni të vërtetën se gënjeshtrat nuk nderojnë askënd.”

Deri më tani, familja Mitsotakis nuk e ka adresuar kurrë “skandalin”, dhe kur e ka bërë, kanë qënë mjaft të qartë se janë thjeshtë thashetheme që nuk i konsiderojnë që t’i komentojnë.

Vetëm njëherë Dora ka folur për rastin, kur është pyetur nga Jimmy Panousis, nëse thashethemet i konsideronte si qesharake apo fyese.

“I konsideroj fyese, as që e njoh këtë këngëtarin,”– është shprehur ajo për herë të parë dhe ndoshta të fundit.

MOSPËRPUTHJET

Një nga arsyet kryesore që kanë fryrë gjithë teorinë konspirative që ka ‘ccmendur’ Greqinë ka qënë mosha e dy prindërve të Kyriakos Mitsotakis. Edhe pse Dora ka qënë vetëm 14 vjeç, kur ka lindur i vëllai, kjo teori ka qënë më e thjeshtë për t’u bësuar sesa lindja e një djali të Marikës, në moshën 38-vjeçare. Edhe pse Kyriakos ka vetëm 9 vite diferencë nga vajza e fundit e familjes, Katerina.

Meqënëse rryma e relativizmit propozon se kurrë nuk ka një të vërtetë absolute, por vetëm ato që një individ apo kulturë e veçantë zgjedh të besojë, as kjo histori nuk ka një të vërtetë! Disa zgjedhin që t’u besojnë letrave që thonë se Kyriakos është djali i babait të tij, sidomos pas zgjedhjes si kryeministër. Disa të tjerë, u besojnë syve, pasi ngjashmëria mes Teris Chrysos dhe kreut të qeverisë greke është thuajse identike. Po ju kë zgjidhni të besoni?

P.S. Shkrimi është i bazuar në një nga historitë më konspirative të Greqisë moderene. /TEMA

Shtuar më 13/04/2020, ora 16:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori