Turqia ofron të presë bisedimet mes Rusisë, Ukrainës dhe OKB-së

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të hënën, ofroi të presë bisedimet midis Rusisë, Ukrainës dhe Kombeve të Bashkuara në Stamboll, raporton CNN.

Erdogan i theksoi Putinit “nevojën për hapa që do të minimizojnë efektet negative të luftës” dhe do të rivendosin paqen midis Rusisë dhe Ukrainës “sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Presidenti Erdogan u shpreh se ata janë të gatshëm të takohen me Rusinë, Ukrainën dhe Kombet e Bashkuara në Stamboll dhe të luajnë një rol në një mekanizëm të mundshëm vëzhgimi, nëse të dyja palët bien dakord në parim,” thuhet në njoftim.

Kujtojmë se delegacionet ruse dhe ukrainase u takuan për herë të fundit për bisedime në Stamboll më 29 mars.


Shtuar 30.05.2022 17:26