Pas një operacioni të madh të
organizuar nga policia greke në
Mykonos, përfundoi në
pranga edhe një 37
vjeçar i konsideruar “truri” i grupit kriminal që
furnizonte me drogëra të forta ishullin e famshëm grek
Mykonos.
“Ethnos” shkruan se bashkë me kokainën dhe lëndët e tjera narkotike, policia ka sekuestruar edhe një drogë të re, e quajtur TUCIBI dhe e njohur si droga e të pasurve.
Lënda me efekt qetësues kohët e fundit filloi të qarkullojë gjerësisht në radhët e përdoruesve që i përkasin të ashtuquajturës shoqëri e lartë, e trafikuar te klientët e zgjedhur nga grupit i
organizuar prej 37 vjeçarit shqiptar, të cilit iu sekuestruan edhe 180,100 euro.
Ky grup ishte shumë i
organizuar dhe përveç “TUCIBI”, ai
furnizonte të varurit nga droga në ishull me lloje të ndryshme droge, të cilat i trafikonte në sasi të mëdha. Përveç 37 vjeçarit, në
pranga përfundoi edhe një 35
vjeçar grek, i cili u arrestua pas një transaksioni droge me drejtuesin e rrjetit.
Shtuar më 09/09/2020,
ora 23:21