Si u arrestua drejtuesi i “Audit” që përplasi makinën e Policisë, në pranga dhe kunati (VIDEO)
Operacion i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FNSH Tiranë dhe me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Policia e Elbasanit kap dhe arreston autorin e dyshuar si drejtues i mjetit tip “Audi” që goditi mjetin e policisë në Lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut Agro – Ushqimor.

Gjatë kontrollit të banesës në të cilën u kap i dyshuari u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” dhe një mjet i mprehtë ( bajonetë)

Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me FNSH Tiranë, me Forcat e Posaçme Operacionale dhe me efektivat e Komisariatit të Policisë Cërrik, pas një një pune intensive dhe të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Enea Bekteshi, 31 vjeç banues në Elbasan.

Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë më datë 29.09.2017, ka lëshuar urdhër ndalimi pasi dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit tip “Audi” me targa AA 795 EP i dyshuar i blinduar që goditi mjetin e policisë me targa MB 002 AA më datë 18.09.2017 në Lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut Agro – Ushqimor.

Pasi ka goditur mjetin e policisë mjeti tip “Audi” i dyshuar i blinduar është futur në ambientet e brendshme të tregut Agro – Ushqimor.

Ndalimi i tij, u bë në Cërrik në banesën e shtetasit Aleks Pupuleku,(kunati i tij) dhe gjatë kontrollit të banesës të ushtruar nga efektivat e policisë grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” dhe një mjet të mprehtë (bajonetë)

Në vijim të veprimeve nga efektivat e policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Aleks Pupuleku, 40 vjeç banues në Cërrik.

Veprimet janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.

Ndaj shtetasit Aleks Pupuleku materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejsme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.

Ndaj shtetasit Enea Bekteshi, materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 79/b, 22 , 154 dhe 283/2 të Kodit Penal.
Shtuar më 04/10/2017, ora 23:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori