Akuzuan Rusinë për rrezikun e një katastrofe bërthamore, ish-lideri rus kërcënon Përëndimin

Ditë më parë perëndimi kishte akuzuar Rusinë për rrezikun e një katastrofe bërthamore rreth termocentralit ukrainas Zaporizhzhia, shkruan The Guardian.

Për këtë akuzë ditën e sotme ish-presidenti rus Medvedev ka kërcënuar aleatët perëndimorë të Ukrainës.

Ukraina ka akuzuar Rusinë se bombarduar qytetet ukrainase duke ditur se forcat ukrainase nuk mund të rrezikonin të kundërpërgjigjeshin. Ndërkohë, Moska ka bombarduar vetë zonën duke fajësuar Ukrainën.

“Kiev dhe aleatët e tij thonë se Rusia kanë lëshuar raketat në drejtim të centralit. Kjo është padyshim 100% e pakuptimtë, madje edhe për popullin budalla rusofob”, shkroi Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, në kanalin e tij Telegram.

“Cfare mund te them? Të mos harrojmë se edhe Bashkimi Europian ka centrale bërthamore. Dhe aty mund të ndodhin edhe aksidente.”/albeu.com