Sherr mes Alibeajt dhe Felajt në Konferencën e Kryetarëve: Po kush je ti moj që më heq të drejtën e fjalës

 Pasditen e sotme është mbledhur sërish Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar një datë për raundi e katërt të zgjedhjes së Presidentit.

Mbledhja po zhvillohet nën praninë e kamerave, ndërsa debatet nuk kanë munguar që në nisje mes Kreut të Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj dhe zv/kryetares së Kuvendit Ermonela Felaj.

Përplasjet nisën pasi Alibeaj kërkoi që të anashkalohen dy pikat e para të rendit të ditës dhe të kalohet direkt në pikën e tretë.

Pjesë nga debati:

Ermonela Felaj: Keni propozim konkret për pikën e parë dhe…

Alibeaj: Se çfarë flas unë është puna ime, e përcaktoj unë se për çfarë do flas. Dëgjojeni. Ta dëgjojnë dhe mediat.

Ermonela Felaj:Jam e detyruar që të të ndërpres fjalën. Duhet të caktojmë datën për raundin e 4

Alibeaj: Po se çdo bësh ti, është punë për ty. Mos më ndërhy teksa flas…

Ermonela Felaj: Këtë mbledhje e drejtoj unë. Jam e detyruar që të ndjek rendin e mbledhjes.

Alibeaj: Po kush je ti moj që me heq të drejtën e fjalës. /albeu.com