Si të shihni policët, ashtu jam unë! Deklarata e Lleshajt bën namin pas skandalit në Shkodër (VIDEO)
Sandër Lleshajn bëri një deklaratë të bujshme disa javë më parë teksa ishte i ftuar në "Opinion" në momentin që mori detyrën e ministrit të Brendshëm.

"Kur të mos më shihni mua shpesh, shihni policët. Nëse i shihni policët me krimin, do të thotë se jam unë me krimin, nëse i shihni të dehur do të thotë se po pij unë. Ata do të jenë fytyra jonë", tha Lleshaj.

Kjo deklaratë duket se po i kushton shumë Lleshajt tani, pasi ajo po qarkullon në rrjete sociale e shoqëruar me pamjet e policit pervers nga Shkodra. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori