“Drejtuesit s’më dëgjuan, nuk e desha Cikalleshin”, trajneri i Konayspor i bën gropën vetes

Sokol Cikalleshi ditën e djeshme u zyrtarizua në klubin e elitës turke, Koniaspor.

Megjithatë, menjëherë pas zyrtarizimit të tij, trajneri Bylent Korkmaz ka vendosur të largohet nga drejtimi i ekipit dhe shkaku është pikërisht afrimi i kavajasit.

Korkmaz tregon se nuk e kishte aprovuar afrimin e Cikalleshit, por klubi nuk e kishte dëgjuar.

Ky veprim i klubit nuk është “kapërdirë” nga Korkmaz, i cili ka vendosur të largohet menjëherë nga drejtimi i skuadrës. Në një intervistë për mediet turke ai tregon edhe versionin e tij të ngjarjes mbi transferimin e sulmuesit të kombëtares sonë në klubin turk.

“Në sezonin e fundit ne kishim shumë vështirësi në shënimin e golave. Po punonim në merkaton e verës për ta zgjidhur këtë problem. Derisa klubi zgjodhi që të zyrtarizojë një prurje, Cikalleshin. Pasi arritën marrëveshjen me të, më kanë dhënë informatat dhe unë nuk e kam pranuar.

Nëse të sjellin një lojtar që nuk e aprovon, atëherë kjo do të thotë se nuk ka trajner këtu. Menjëherë pas kësaj që ndodhi vendosa të largohem. Deri në këtë moment kishim punuar së bashku mbi sjelljen e futbollistëve”, u shpreh Korkmaz.


Shtuar 13.09.2020 15:20