Si tė llogarisni vetė pikėt pėr tė hyrė nė universitetet nė Shqipėri
Pëlqej
Albeu.com
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Njė tjetėr formulė pėr llogaritjen e pikėve pėr tė hyrė nė shkollėn e lartė. Formula e parė ka ndryshuar, duke u thjeshtuar akoma mė shumė, si dhe siguron mospatjen e kandidatėve me pikė tė barabarta, pėr tė mos u krijuar probleme me heqjen e vizės.“Tė gjithė maturantėt qė duan tė fitojnė njė shkollė tė lartė kėtė vit, duhet tė plotėsojnė 5 kushte, notėn mesatare, dy provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje”, thotė Llukan Puka, Dekani i Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės nė Universitetin e Tiranės, njėkohėsisht dhe anėtar i grupit tė punės qė po merret me vendosjen e kritereve pėr Maturėn Shtetėrore.

“Shėnojmė D1, D2 provimet e detyruara, dhe Z1, Z2 provimet me zgjedhje. Provimet e detyruara do tė jenė ose matematikė, letėrsi, ose matematikė me ndonjė lėndė tjetėr pėr shkollat profesionale, ose letėrsi me ndonjė lėndė tjetėr pėr shkollat social-kulturore, artistike”, thotė Puka. Shkollat teknike profesionale kanė provim tė detyruar matematikėn, njė lėndė profesionale teori dhe njė lėndė profesionale praktike. Por dy nga kėto provime merren nė konsideratė, praktika nuk ju merret parasysh. Ndėrsa gjithė shkollat e mesme tė pėrgjithshme, tė profilizuara dhe tė paprofilizuara, do tė japin matematikėn dhe letėrsinė provim tė detyruar. Nė lėndėt me zgjedhje kemi dy grupe, profili shoqėror dhe grupi i profilit natyror. Grupi natyror ka fizikė, kimi-biologji dhe eventualisht matematikė, nė rast se matematika nuk ėshtė dhėnė nė shkollėn e mesme provim i detyruar. Ndėrsa profili shoqėror ka histori-gjeografi, njohuri pėr shoqėrinė, gjuhė tė huaj dhe eventualisht letėrsi nė momentin qė nuk ėshtė dhėnė nė shkollėn e mesme, sqaron profesor Puka.

Ideja pėr tė dhėnė provim me

zgjedhje sa lėndė tė duash

Pėr shkak tė kėrkesave tė ndryshme nga maturantėt ėshtė menduar qė lėndėt me zgjedhje tė mos jenė vetėm dy. Ende nuk ėshtė vendosur njė rregull pėrfundimtar, por nxėnėsi mund tė zgjedhė tė gjitha lėndėt, edhe ato tė profilit shoqėror dhe ato tė profilit ekzakt. Kjo, pasi ka nxėnės qė duan tė konkurrojnė nė degė tė profileve tė ndryshme dhe s’duan tė penalizohen nga kushtėzimi i lėndėve. Megjithatė, kjo ide ėshtė ende nė diskutim nė grupin e punės. Kjo do tė thotė qė tė gjitha provimet do tė jepen nė ditė tė ndryshme nga njėra-tjetra dhe studenti mund tė zgjedhė disa prej tyre, ose tė gjitha kėto lėndė pėr t’i dhėnė provim. Ndėrsa kur tė regjistrohet nė secilin nga fakultetet qė dėshiron do tė paraqesė vetėm dy, sipas preferencave qė ka caktuar fakulteti. Maturanti mund tė ketė dhėnė pesė ose gjashtė provime dhe nė momentin e regjistrimit mund tė paraqesė dy degė, qė vlejnė pėr njė fakultet dhe dy degė qė vlejnė pėr njė fakultet tjetėr. "Kjo ėshtė ende nė diskutim pėr momentin ėshtė skema kur ai ėshtė ose nė grupin e ekzaktes, ose nė grupin e shoqėrores“, thotė Puka.

Zgjidhja e dytė nė tė cilin ai i jep tė gjitha provimet si tė profilit shoqėror dhe ekzakt, po bėhet pėr tė krijuar njė hapėsirė mė tepėr pėr maturantėt.

Zgjedhja e degės sipas

shkollės dhe provimeve

Nė momentin qė nxėnėsi vjen e regjistrohet nė njė degė, dega shikon se ēfarė shkolle ka mbaruar ky maturant dhe paraprakisht njė degė e caktuar ka tė pėrcaktuar 5 koeficientėt, tė cilėt janė 1.4, 1.3, 1.2, 1.1 dhe 1, pėr njė listė me nėntė shkolla, ku tė gjitha shkollat janė klasifikur nė njė nga grupet, ose gjimnazi natyror, ose gjimnazi shoqėror, ose gjimnazi i pėrgjithshmėn ose shkolla teknike profesionale, ose shkolla teknike profesionale ekonomike, ose shkolla social-kulturore etj. "Njėkohėsisht shkolla e lartė pėr njė degė tė caktuar pėrcakton rendin e pėrparėsisė pėr secilėn prej tyre dhe ajo ka nė dispozicion pesė koeficientė, tė cilėt mund tė pėrdoren pėr tė bėrė klasifikimin e maturantit, por nuk ėshtė e detyruar qė t’i pėrdorė qė tė gjithė koeficientėt, por sidoqoftė ėshtė e detyruar tė pėrdorė koeficientė, nuk ėshtė e detyruar qė tė jenė tė gjithė koeficientėt tė ndryshėm, pasi ka fakultete qė mendojnė se tė gjithė studentėt janė tė mirė pėr fakultetin e tyre“, shpjegon dekani Llukan Puka. Nėse nxėnėsit do tė ndahen nė bllokun shoqėror apo ekzakt, vendosen kėrkesa tė forta pėr nxėnėsit.

Universitetet e rretheve, koeficientė

mė tė lartė pėr tė njėjtat lėndė

Ata do ta llogarisin vetė dhe do tė mendojnė se nė cilin fakultet do tė shkojnė, nėse shkolla qė ka mbaruar klasifikohet shumė mė ulėt nė njė fakultet, pėr shembull, nė njė nga Fakultetet e Universitetit tė Tiranės dhe mė tepėr nė njė fakultet tė Universitetit tė Korēės, atėherė ata mund tė zgjedhin aty ku mund tė fitojnė mė tepėr pikė.

Universitetet po konkurrojnė njėra-tjetrėn, qė tė mos u ikin studentėt. Pasi, nėse njėri fakultet njė lėnde i jep njė koeficient mė tė ulėt, rrezikon qė studenti tė mos regjistrohet aty, por nė njė fakultet tjetėr, qė tė njėjtės lėndė i jep njė koeficient mė tė lartė.

Si bėhet llogaritja e pikėve

Nė momentin qė njė maturant regjistrohet, fakulteti shikon se nga cila shkollė vjen ky nxėnės dhe ēfarė koeficienti i ka dhėnė kėsaj shkolle po e zėmė 1.4, atėherė rezultati i notave mesatare shumėzohen me 1.4. Pra, D1 dhe D2 dhe nota mesatare e katėr viteve shumėzohen tė gjitha veē e veē me 1.4 dhe del njė rezultat. Meqenėse nota mesatare do tė llogaritet me dy shifra pas presjes, do tė dalė njė numėr i llojit me tre numra pas presjes dhjetore.

Ndėrsa, pėr provimet me zgjedhje shikohet se ku janė kėto lėndė nė profilin shoqėror apo ekzakt, pėr tė cilėt janė nė dispozicion dy koeficientė. Nėse shkolla ku konkurron maturanti parapėlqen bllokun shoqėror, dhe ky ka dhėnė provim me zgjedhje pikėrisht lėndė shoqėrore, atėherė nga provimi merr koeficientin 1.3 dhe, nėse ka dhėnė provim lėndė ekzakte, atėherė merr koeficientin 1 dhe anasjelltas. Pra, sipas parapėlqimit klasifikohen edhe koeficientėt. "Ta zėmė se nxėnėsi qė vjen nė njė fakultetet tė fushės ekzakte ka dhėnė ato provime qė janė nė grupin qė dega parapėlqen, atėherė rezultati i saj shumėzohet me koeficientin 1.3. Pra, Z1 dhe Z2 shumėzohen me 1.3, edhe nė kėtė rast del njė rezultat me tri shifra pas presjes dhjetore dhe pėr tė shmangur numrat e kėsaj natyre, (shifrat pas presjes dhjetore), nė llogaritje, secila prej tyre D1, D2, Z1, Z2 dhe nota mesatare, pasi janė shumėzuar me koeficientėt pėrkatės veē e veē dhe ka dalė njė rezultat, atėherė tė gjitha rezultatet do tė shumėzohen me 100 dhe del njė numėr me njė shifėr pas presjes. Tė gjitha kėto mblidhen dhe del shuma.

Formula:

Nota mesatre x 1,4 =a,bcd x 100 = abc,d

D1 x 1.4 = a,bcd x 100 = abc,d

D2 x 1.4 = a,bcd x 100 = abc,d

Z1 x 1.3 = a,bcd x 100 = abc,d

Z2 x 1.3 = a,bcd x 100 = abc,d

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

shuma

Rregullat e Maturės Shtetėrore

1.Pėr shkollat e mesme tekniko-profesionale 5-vjeēare, tė detyruara do tė jenė 3 provime: Matematika, Teoria profesionale dhe Praktika profesionale (kjo e fundit nuk do tė merret parasysh pėr shkollat e larta) si dhe 2 provimet e detyruara me zgjedhje.

2.Pėr shkollat social–kulturore, 4-5-vjeēare, tė detyruara do tė jenė 3 provime:

Letėrsi, Teori profesionale (gjuha e huaj pėr shkollat e gjuhėve tė huaja), Praktika profesionale dhe 2 provime tė detyruara me zgjedhje.

3.Pėr nxėnėsit qė kanė kryer shkollat e mesme jashtė shtetit me sistemin trevjeēar (6+3+3), nota mesatare llogaritet 50 pėr qind tė pikėve mbi bazėn e tre viteve tė fundit (10-12), dhe nė masėn 50 pėr qind tė pikėve pėr provimet e pjekurisė.

Rastet e veēanta trajtohen nga njė komision i ngritur nga shkollat e larta. (P.sh., rasti i Greqisė).

Pesė parametrat vlerėsues dhe pikėt pėr secilėn

Secili kandidat pėr student ka 5 parametra vlerėsues tė suksesit tė tij nė mėsime:

- notėn mesatare pėr tė gjitha vitet e shkollės sė mesme, e shprehur me 2 shifra dhjetore

- 2 nota pėr provimet e lėndėve tė detyruara

- 2 nota pėr provimet e lėndėve me zgjedhje

Nė provimet e lėndėve tė detyruara dhe tė atyre me zgjedhje vlerėsimi jepet me pikė, qė sipas njė procedure tė caktuar llogaritjeje do tė konvertohen nė nota po me 2 shifra pas presjes dhjetore.

Secila nga kėto 5 nota ka proporcion tė barabartė prej 20% nė njė total prej 100%.

Pėr shkollat e larta, ēdo kandidat pėr student dallohet edhe nga 2 veēori tė tjera:

- tipi i shkollės sė mesme qė ai ka pėrfunduar.

- natyra e lėndėve me zgjedhje pėr tė cilat ai ka dhėnė provim.

Ēdo degė e shkollės sė lartė ka nė dispozicion 5 koeficientė nga 1.0 deri nė 1.4, me tė cilėt vendos preferencėn e saj pėr llojet e ndryshme tė shkollave tė mesme tė grupuara nė 5 grupe kryesore. Mundet tė vendoset i njėjti koeficient pėr 2 e mė shumė lloje shkollash.

Pas kėsaj secila nga 3 notat e para (nota mesatare dhe 2 notat pėr provimet e lėndėve tė detyruara) shumėzohen me koeficientėt e vendosur nga dega e fakultetit, respektivisht llojit tė shkollės sė mesme qė ka kryer kandidati.

Ēdo degė e shkollės sė lartė shpall gjithashtu parapėlqimin e vet pėr njėrin nga 2 blloqet e lėndėve me zgjedhje: atė shoqėror apo atė natyror. Parapėlqimi shprehet me anė tė 2 koeficientėve tė tjerė me vlerė 1.3 ose 1.0.

Me 1.3 shumėzohet nota e provimit me zgjedhje qė ėshtė nė bllokun e parapėlqyer dhe me 1.0 nė rastin e kundėrt. Kėta koeficientė nuk varen nga lloji i shkollės sė mesme qė ka kryer kandidati pėr student.

Nė pėrmbledhje: shuma e 5 notave tė pėrmendura mė sipėr dhe tė korrektuara me koeficientėt respektivė, e shumėzuar edhe me 100, jep pikėt totale qė ka fituar njė kandidat pėr student nė njė degė tė kėrkuar prej tij.

-Aplikuesit kanė tė drejtė tė ankimojnė vlerėsimin e Maturės Shtetėrore. Ky ankimim bėhet pranė MASH

Shembull 1

Marrim njė nxėnės qė e ka notėn mesatare tė tė katėr viteve 5 dhe provimet me detyrim D1 dhe D2 i ka marrė 5 dhe dy provimet me zgjedhje, pra Z1 dhe Z2 i ka marrė 5. Nėse shkolla qė ka mbaruar ky nxėnės ėshtė klasifikuar e fundit me koeficientin minimal qė ėshtė 1, atėherė bėhet shumėzimi i secilės notė me koeficientin 1 dhe bėhet shuma.

mesatarja e katėr viteve 5 x 1 = 5 x 100

D1 provim me detyrim 5 x 1 = 5 x 100= 500

D2 provim me detyrim 5 x 1 = 5 x 100= 500

Z1 provim me zgjedhje 5 x 1 = 5 x 100= 500

Z2 provim me zgjedhje 5 x 1 = 5 x 100= 500

----------------------------------------------

Shuma = 2.500 pikė

2.500 ėshtė minimalja e pikėve qė mund tė marrė njė nxėnės me tė gjitha notat pesa.

Shembull 2

Marrim njė nxėnės qė e ka notėn mesatare tė tė katėr viteve 10 dhe provimet me detyrim D1 dhe D2 i ka marrė 10 dhe dy provimet me zgjedhje, pra Z1 dhe Z2 i ka marrė 10. Nėse shkolla qė ka mbaruar ky nxėnės ėshtė klasifikuar e para me koeficientin maksimal qė ėshtė 1.4. Atėherė bėhet shumėzimi i notės mesatare tė tė gjithė viteve me 1.4 dhe i provimeve me detyrim me po 1.4. Ndėrsa kur vemi te lėndėt me zgjedhje, ku grupi i lėndėve qė ka zgjedhur ėshtė ai qė preferon dega ku koeficienti ėshtė 1.3, pėr rrjedhojė Z1 dhe Z2 shumėzohen me 1.3. Pas tė gjitha shumėzimeve bėhet shuma.

mesatarja e katėr viteve 10 x 1.4 = 14 x 100 = 1400

D1 provim me detyrim 10 x 1.4 = 14 x 100 = 1400

D2 provim me detyrim 10 x 1.4 = 14 x 100 = 1400

Z1 provim me zgjedhje 10 x 1.3 = 13 x 100 = 1300

Z2 provim me zgjedhje 10 x 1.3 = 13 x 100 = 1300

--------------------------------------------------------

Shuma = 6.800 pikė

6.800 ėshtė maksimalja e pikėve qė mund tė marrė njė nxėnės me tė gjitha notat dhjeta

Kjo skemė llogaritje bėn tė mundur qė nxėnėsi me mbarimin e provimeve tė maturės llogarit se sa pikė mund tė marrė nė secilėn degė qė dėshiron tė konkurrojė.

Shembull 3, dega Shkenca Sociale

Marrim njė nxėnės qė e ka notėn mesatare tė tė katėr viteve 9.2 dhe provimet me detyrim D1=8 dhe D2=10 dhe dy provimet me zgjedhje, pra Z1 dhe Z2 i ka marrė 9 dhe 10. Nėse shkolla qė ka mbaruar ky nxėnės ėshtė klasifikuar e para, gjimnaz me profil shoqėror koeficientin maksimal qė ėshtė 1.4. Atėherė bėhet shumėzimi i notės mesatare tė tė gjithė viteve me 1.4 dhe i provimeve me detyrim me po 1.4. Ndėrsa kur vemi te lėndėt me zgjedhje, ku grupi i lėndėve qė ka zgjedhur ėshtė ai qė preferon dega, ku koeficienti ėshtė 1.3, pėr rrjedhojė Z1, njohuri pėr shoqėrinė dhe Z2, njohuri pėr filozofinė dhe ekonominė shumėzohen me 1.3. Pas tė gjitha shumėzimeve bėhet shuma.

mesatarja e katėr viteve 9.2 x 1.4 = 12.88 x 100 = 1288

D1 provim me detyrim 8 x 1.4 = 11.2 x 100 = 1120

D2 provim me detyrim 10 x 1.4 = 14 x 100 = 1400

Z1 provim me zgjedhje 9 x 1.3 = 11.7 x 100 = 1170

Z2 provim me zgjedhje 10 x 1.3 = 13 x 100 = 1300

--------------------------------------------------------

Shuma = 6.278 pikė

Kur shkolla profesionale

pėrkon me degėn e fakultetit

"Njė specifikė ėshtė rasti kur njė degė e caktuar e shkollės profesionale pėrkon me degėn nė shkollėn e lartė. Pėr kėtė rast fakulteti ėshtė i detyruar tė aplikojė koeficientin mė tė lartė, pavarėsisht se tė gjithė shkollėn mund ta kenė klasifikuar nė njė grup mė tė ulėt. Si nė rastin e shkollės elektrike, kur maturanti i kėsaj shkolle konkurron nė degėn elektrike tė shkollės sė lartė“, thotė Llukan Puka, Dekani i Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės.

DENISA XHOGA- KLARIDA RROGOZI, Gazeta Metropol
Shtuar më 16/02/2006, ora 09:42
Tage: arkiv
franku skoedha
e Shtunë 8 Nëntor 2014, Ora 22:05
po per te vazhduar administrim biznesin ne tirane sa pike duhen
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Kombėtarja shqiptare ka shfaqur njė lojė tė bukur duke arritur tė barazojė 1-1 nė ndeshjen miqėsore ndaj Francės qė u zhvillua nė Stade de Rennes nė praninė e rreth 3000 tifozėve shqiptarė.

Kombėtarja shqiptare ka shfaqur njė lojė tė bukur duke arritur tė barazojė 1-1 nė ndeshjen miqėsore ndaj Francės qė u zhvillua nė Stade de Rennes nė praninė e rreth 3000 tifozėve shqiptarė.