Si të ishte luftë, të dhënat e fundit nga koronvirusi në botë
Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi i cili renditet i parë sa i përket numrit të të prekurve, nëse duhet të besojmë të dhënat zyrtare të Kinës, të cilët inteligjenca amerikane pretendon se janë të manipuluara.

Numri i të prekurve zyrtarisht në mbarë botën nga virusi potencialisht vdekjeprurës ka arritur në 1.202.546 të prekur dhe 64.732 të vdekur në botë.

Në SHBA numërohen 311.635 të prekur dhe 8.454 të vdekur. Rekord të zi ka arritur edhe Spanja me 126.168 të prekur, 11.947 të vdekur nga koronavirusi.

As Italia nuk mbetet pas, ku flitet deri më tani për 124.632 të prekur dhe 15.362 të vdekur.

Në Gjermani situate nuk është tragjike ku flitet për 1444 të vdekur dhe 96.092 të prekur nga koronavirusi.

Shifrat po rriten edhe për Francën ku numërohen 89.953 të prekur dhe 7560 viktima. Po ashtu në një situatë aspak të favorshme përballë virusit është edhe Britania e Madhe. Atje numërohen 41.903 të prekur dhe 4313 të vdekur nga koronavirusi.

Në Turqi ka 23.934 të prekur dhe 501 të vdekur nga koronavirusi. Në Belgjikë ka 18.431 të prekur dhe 1.283 të vdekur, ndërsa në Holandë ka 16.627 të prekur dhe 1651 viktima.

Në Austri ka 11.781 të prekur dhe 186 të vdekur, në Norvegji, 5.550 të prekur, prej tyre 62 persona kanë humbur jetën nga COVID-19. Edhe në Greqi, 1673 persona janë prekur dhe 68 të vdekur nga koronavirusi.
Shtuar më 05/04/2020, ora 09:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori