Si ta ruash sa më gjatë ngjyrën e plazhit, 3 mënyra të thjeshta në kushte shtëpie (FOTO LAJM)

Përdor çdo ditë kremin pas diellit

Është një detaj i domosdoshëm që nuk duhet harruar asnjëherë, sepse ai të siguron një ngjyrë të bukur, por është edhe zbutës e hidratues pas tharjes së lëkurës dhe tkurrjes së muskujve. Pas ditës së plazhit, edhe pse e mbrojtur, lëkura dhe muskujt janë të sforcuar, kështu që produktet kozmetike të darkës ndihmojnë tonifikimin e lëkurës. Vendos një masë të mirë kremi dhe lëkura do ta përthitë menjëherë.
Vera e nxehtë është, përfundimisht, periudhë shkëlqimi. Po të shkëlqejnë rrezet e diellit mbi lëkurë?

Por rrezet e forta, për shumë njerëz mund të jenë të dëmshme për lëkurën, ndaj mbrojtja kundër rrezeve UV është gjithmonë e këshillueshme.

Edhe ajo ngjyra e çokollatës, aq e dëshiruar nga të gjithë, për fat të keq nuk qëndron gjithmonë, kështu që, pas ditëve dhe orëve të gjata në diell, kujdesu edhe më shumë që ta ruash ngjyrën sa më gjatë.

Natyrisht, jo të gjitha metodat mund të të ndihmojë ta ruash gjatë ngjyrën e errët, por ajo që duhet të bësh është të zgjedhësh mënyrat natyrale që jo vetëm nuk dëmtojnë lëkurën, por edhe e hidratojnë dhe e ushqejnë atë.

Shtuar më 01/07/2020, ora 23:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori