Si rrallë më parë, Gramoz Ruçi kërkon ndëshkimin e ministrit të Ramës
Byroja e Kuvendit pritet të marrë masa ndëshkuese ndaj deputetëve të opozitës pas kaosit të sotëm në Kuvend, ndërsa në orët e fundit ka dalë edhe emri i një ministri të Ramës, po ashtu si shkelës i rregullores.

Pritet që në orën 18:00 të shqyrtohet penalizimi i deputetëve Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu pas kërkesës së grupit socialist, ndërsa mësohet se Gramoz Ruçi ka kërkuar të merren masa edhe për Ditmir Bushatin.

Në video ai duket se hedh ujë në drejtim të deputetëve demokratë kur ata kishin bllokuar foltoren e Kuvendit. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2018, ora 15:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori