Ditën e sotme u zhvillua një takim mes kryetarit
Gramoz Ruçi dhe ambasadores amerikane
Yuri Kim.
Sipas Kuvendit ambasadorja dhe
Ruçi kanë folur lidhur me ecurinë e
Reformës në
Drejtësi dhe integrimin e vendit.
"Kryetari i Kuvendit, z.
Gramoz Ruçi, priti sot, me kërkesën e saj, Ambasadoren e ShBA, znj.
Yuri Kim.
Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e
reformës zgjedhore, të
reformës në
drejtësi dhe të procesit të ingrimit europian të Shqipërisë, pas momentit historik të vendimit për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian.
Suksesi i
reformës zgjedhore dhe i
reformës në
drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese.
Më herët, Ambasadorja
Yuri Kim, pati një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, z. Ulsi Manja", njofton Kuvendi. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2020,
ora 13:16