E FUNDIT/ BILD plas "bombën", nxjerr përgjimin ku është përfshihet Rama
Si rrallë herë më parë, Blendi Fevziu përlotet live në emisionin e tij (VIDEO)
Rrallë herë kemi parë që figurat e njohura të televizionit të preken dhe të lotojnë live.

Kjo ka ndodhur mbrëmë në "Opinion" gjatë rrëfimit të ndjerë e të dhimbshëm të ish-të përndjekurit politik, Sokol Mirakaj.

Mirakaj rrëfeu tmerret dhe vuajtjet që ka përjetuar në kampin e Tepelenës.

Mirakaj tregon se në darkë, njerëzit në kamp, rreshtoheshin për të zënë radhën për te soba, për të pjekur lendet që të shuanin sadopak urinë e për të tharë rrobat nga shiu, që i kishte zënë në punë në mal.

Uria kishte pushtuar gjithë kampin, dy fëmijë që ishin më guximtarë, kaluan fshehurazi telat e filluan të hanë mollë, mbasi hëngrën mirë, u kthyen për t’u futur në kamp, ndërkohë i pa kapteri, i ndaloi të dy, i mori duke i rrahur me shpulla dhe i lidhi për një shtyllë, që ishte afër çezmës. Të dy fëmijët e lidhur për shtylle ishin Zef Mirakaj e Liman Koleci të moshës 9 vjeç.

Kur i zuri nata të lidhur, filluan të qanin nga frika, ndërsa nënat e tyre, motrat e të afërmit rrinin brenda telave të kampit duke u dhënë kurajë: “Mos kini frikë, se ja ku jemi!”.

Të dy fëmijët i liruan në mëngjes, të dyve ju kishte rënë të fikët kur i morën familjarët. Vdekjet e fëmijëve dhe pleqve vazhduan si shkak i mungesës së higjienës e ushqimit, çdo ditë dëgjoje nënat që vajtonin fëmijët."- rrëfeu Mirakaj me lot në sy duke përlotur edhe vetë Fevziun. /albeu.com/

Shtuar më 10/04/2018, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori