Maqedonia e Veriut ratifikoi protokollet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Ditën e sotme Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar protokollet për antarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Sot në seancën e 82-të, këto protokolle kaluan me 103 vota “pro” dhe dy “kundër”.

Kujtojmë se është hera e parë që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ratifikon protokollet e vendeve të reja që aspirojnë anëtarësimin në Aleancë, pasi vendi u bë zyrtarisht anëtar i NATO-s më 27 mars 2022.