Si rrallë herë, Enca hap zemrën: Rashë sërish në dashuri, mu thye zemra! (FOTO LAJM)

Encës i është dashur që të qëndrojë prej disa ditësh në shtëpi, për shkak të një operacioni që ka kryer në këmbë.

Këngëtarja e ka shfrytëzuar këtë mundësi për të folur me miqtë e saj virtual, të cilët i ka ftuar të ndajnë me të momentet më të mira e të këqija të këtij viti. Ajo ka treguar se ka marrë qindra mesazhe dhe se është emocionuar shumë prej tyre.

“Mesazhet tuaja më bën të përlotem. Jam duke i lexuar të gjitha dhe po përpiqem t’ju përgigjem aq sa të mundem. Faleminderit që ndatë momentet tuaja të mira dhe të këqija”, shkruan Enca.

Më pas ajo ju ka dhënë dhe një mesazh ndjekësve e për të qenë e drejtë me ta vendosi të ndante momentet më të mira e të këqija të saj.

“Unë preferoj që të ndaj vetëm momentet e mia të mira në Instagram, sepse dua që të ndajë vetëm pozitivitet dhe të mbaj mend momentet e bukura, por jeta nuk përbëhet vetëm nga momentet e mira. Kështu që ndonjëherë mendoj se duhet t’i normalizojmë edhe ditët e këqija. Mendojeni jetën si piano ka ditë të bardha dhe të ditë të zeza. Jeta është një piano”, ka shkruar këngëtarja.

Në mes të momenteve të saj më të mira e të këqija, Enca ka treguar se është e dashuruar dhe se ka humbur disa miq fals.

“Kujtimet e mira:

Premiera e filmit, eksperienca e parë e madhe si aktore, turneu i filmit në Evropë, emocione të reja.

Më shumë kohë për veten time, miqtë dhe familjen për shkak të pandemisë.

Ndërtova një shtëpi muzikore, duke prodhuar vetë muzikë. Publikova një hit të madh.

Kalova pushime verore të mrekullueshme. Rashë sërish në dashuri

Kujtimet e këqija: Babai im u nda nga jeta.

Më është copëtuar zemra nga miqtë dhe lidhja romantike. Humba miqtë fals.

M’u desh të ndaloja aktivitetet e mia dhe ngela thuajse pa punë për shkak të pandemisë dhe politikës.

Theva këmbën dhe bëra një ndërhyrje kirurgjikale dhe më duhet të pushoj për disa muaj”, ka shkruar Enca.

Kënga më e fundit që ajo ka publikuar është “Break Down” në bashkëpunim me Don Xhonin, që rezultoi një hit i vërtetë për verën e këtij viti./Iconstyle
Shtuar më 28/09/2020, ora 17:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori