Si reagonte Fatos Nano kur arrestoheshin kriminelë të politizuar
Pëlqej
Ish-deputeti, Asllan Dogjani në një intervistë në emisionin “Arena” ka sjell në kujtesë qeverinë e Fatos Nanos dhe mënyrën se si funkisononte policia në atë kohë.

Dogjani ka traguar edhe një rast kur u arrestua një kriminel me lidhje partiake në periudhën kur kryeministër ishte Fatos Nano.

“Unë kam qenë drejtor policie. Kam bërë arrestimin e një krimineli. Një deputet i PS-së i ka thënë kryeministrit në atë kohë, Fatos Nanos që ky drejtori i policisë po arreston njerëzit tanë. Për hir të së vërtetës, ai i ka thënë; kush janë njerëzit tanë? Filani! Pse njerëzit tanë janë kriminelë? Dhe u mbyll çështja. Duhet që policia e shtetit të jetë e depolitizuar. Pasojat e këtyre krimeve sot në Shqipëri që ka filluar duke u rritur ditë për ditë”, deklaroi Dogjani. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori