Si ranë serbët dhe shqiptarët në kurthin e Edi Ramës
Pëlqej
Mjeshtrat e PR të kryeministrit Rama dinë të hedhin në qarkullim ndonjë "ngjarje" edhe më të madhe për të mbuluar rastet kur figura e shefit të tyre gërryhet keq në sytë e opinionit publik.

Kështu ka ndodhur edhe gjatë cerëmonisë së 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku Ramës i duhej më shumë vëmendje dhe për këtë i erdhën fillimisht në ndihmë Haradinaj me deklaratën e famshme në Facebook dhe më pas mediat e Tiranës, Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërkohë që vëmendja ishte tek Haradinajdhe Thaçi, Rama nuk mund t'a humbiste rastin historik për pak famë më shumë dhe kështu bëri goditjen e radhës duke kërkuar një president të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama bëri deklaratën në fjalë në prani të Metës dhe Thaçit.

Ai ia arriti qëllimit, ku menjëherë fjalimi u përhap në mediat pranë qeverisë në Tiranë, ndërkohë që në këtë kurth ranë edhe kolegët e Prishtinës dhe Beogradit.

E duke bërë sërish lojën e Ramës, edhe ata në hesap të vetë, sot paska politikanë serb që kërkojnë shpalljen e tij "non grata" në Serbi për këtë deklaratë.

Madje, mediat serbe e kanë marrë aq seriozisht këtë deklaratë të Ramës sa sot po i kushtojnë një vëmendje të madhe. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2018, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori