S'i pranonin të dashurën, i riu nga Dibra ther me thikë nënë e baba
Pëlqej
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me krimin në familje ku Hajri Neziri 25 vjeç, plagosi me thikë babanë e tij Destan Neziri 75 vjeç dhe nënën Asije Neziri 64 vjeçe.

Krimi ndodhi në shtëpinë e familjes Neziri në Durrës, ku dëshmitare për gjithçka ka qenë e dashura e të riut.

Pas arrestimit Hajriu ka shprehur pendesë si dhe ka shpjeguar se pse ishte konfliktuar me prindërit.

"Një tjetër çështje që i ka përkeqësuar edhe më tej gjërat ishte fakti se nuk e pranonin të dashurën time si nuse. Për ta ishte e padenjë", është shprehur ai.

Hajriu ka treguar se po shikonin ndeshjen mes Portugalisë dhe Marokut kur nisi të zihej me nënën dhe në gjaknxehtësi e sipër e qëlloi me thikë.

Për të qetësuar situatën, sipas 25-vjeçarit ndërhyri edhe i ati, të cilin ai e goditi gjithashtu me thikë.

Edhe vajza me origjinë nga Puka ka thënë se prindërit e të riut, mësues në pension ishin kundër lidhjes së tyre. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2018, ora 08:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori