Pushuesit tentojnë të vjedhin drogën në gomonen e trafikantëve, momenti kur policia i shpërndan me helikopter (VIDEO)

Një video amatore tregon se si policia spanjolle ka shpërndarë turmën e një grupi pushuesish që tentuan të vjedhin kanabisin nga gomonia e trafikantëve të drogës. Bastisja e çuditshme u filmua nga një çati aty pranë në Sanlucar de Barrameda, provincën Cadiz, në jug të Spanjës, më 29 korrik.

Droga ishte kapur gjatë një aksioni ndaj trafikantëve, ku gomonia e tyre ishte përplasur dhe kishte mbetur në rërë duke e braktisur atë. Kur policia po i afrohej gomones për të sekuestruar drogën, një grup pushuesish kanë tentuar të vjedhin lëndën narkotike, duke detyruar policinë të ngrejë në ajër helikopterin për t’i shpërndarë.

Megjithatë edhe kjo nuk i ndaloi ata, pasi shiheshin duke vrapuar me çanta në dorë nën helikën e helikopterit. Policia spanjolle ka njoftuar se ka arritur të marrë gjithë drogën që tentuan ta vjedhin pushuesit lokalë. Doganierët spanjollë kishin kapur varkën e shpërndarësve të drogës që u rrëzua pasi ishte plazhuar në rërë./albeu.com


Shtuar 1.08.2022 20:38