Si po ndikojnë plakat e prillit në Tiranë dhe kur ngrihen temperaturat
Ndonëse nisi me diell, muaji Prill nuk i ka shpëtuar luhatjeve të përhershme të asaj që njihet si periudha e "Plakave të Prillit".

Pasditen e sotme kryeqyteti u përfshi nga reshje shiu dhe breshëri të cilat do vijojnë edhe në ditët e ardhshme.

Përveç reshjeve, gjatë këtyre ditëve është vënë re edhe një luhatje temperaturash të cilat kanë rënë me disa gradë nga ato të ditëve të mëparshme.

E megjithatë javën e ardhshme temperaturat nisin të ngrihen dhe pritet një mot me diell.
Shtuar më 11/04/2019, ora 17:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori