Kremlini: Vendimi i BE-së për të pezulluar vizat për rusët është qesharak

Marrëveshja politike e liderëve të Bashkimit Evropian për të pezulluar marrëveshjen e lehtësimit të vizave të bllokut me Moskën, duke e bërë më të vështirë për qytetarët rusë marrjen e vizave Shengen, është “qesharake” dhe do ta bëjë jetën më të komplikuar edhe për evropianët, tha të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton CNN.

“Kjo është e keqe për rusët, sepse ka shumë të ngjarë të marrë më shumë kohë dhe më e vështirë për të marrë viza”, u tha Peskov gazetarëve në një konferencë, duke shtuar: “Sigurisht që tërheqja e kësaj marrëveshje do ta vështirësojë situatën edhe për evropianët. Kjo është një zgjidhje tjetër qesharake për një absurditet të vazhdueshëm.”

Kujtojmë se pas një takimi jozyrtar dy-ditor në Pragë, ministrat e jashtëm të BE-së arritën të mërkurën një marrëveshje për të pezulluar plotësisht marrëveshjen për lehtësimin e vizave midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë. Duke vënë në dukje se kjo është vetëm një marrëveshje politike në këtë pikë dhe jo tekst ligjor, kryediplomati i BE-së Josep Borrell tha se pasi të miratohet, vendimi “do të reduktojë ndjeshëm numrin e vizave të reja të lëshuara nga vendet anëtare të BE”.

Nuk është ende e qartë se kur pezullimi do të hyjë në fuqi./albeu.com

 

 

 

 


Shtuar 1.09.2022 17:28