“Si nuk ndryshoi ky njeri”, ja çfarë mendon Monika Kryemadhi kur e sheh Ilir Metën në Opinion
E ftuar në transmetimin maratonë të “Opinionit” është edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi. Pasi e ka mirëpritur në studio Blendi Fevziu ka shfaqur në ekran disa pamje filmike dhe një përmbledhje nga Opinion ndër vite për Kryemadhin. Ajo është shprehur se këto pamje e kanë bërë të dalloj ndryshimin e madh tek vetja.

E pyetur nga Blendi Fevziu se për çfarë do ta kritikonte tek ai kur është përball bashkëshortit të saj Ilir Meta në intervistë, Kryemadhi është shprehur se kur sheh Opinionin me Meten thotë: “Blendi Fevziu është shumë i poshtër. Si nuk ndryshoi njëherë ky njeri”.

Monika Kryemadhi: “Pasi ti ke provokuar shumë, dhe ke nxjerr më të mirën e debatit them di të ngacmoj njerëzit”.

Blendi Fevziu: Tmerri më i madh është kur bëhet intervistë më Ilir Metën. Ilir Meta është programor provokoje sa të duash. Ama vjen një ditë që ti e pret të qetë ai është kompletë e kunderta. Pra Metën nuk e kupton dot. /Opinion/
Shtuar më 07/09/2017, ora 19:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori